Maqedoni, parlamenti miraton buxhetin 2012
SHKUP- Parlamenti maqedonas miratoi sot buxhetin qeveritar për 2012, që parashikon një kuotë shpenzimesh prej 169 miliardë dinarësh (2,7 miliardë euros) dhe një deficit buxhetor prej 2,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB.
Qeveria shprehet se bëhet fjalë për një buxhet realist, të përgatitur për të përballuar efektet e mundshme të krizës ekonomike botërore në ekonominë lokale.
"Maqedonia duhet të përballet me të vërtetën. Kemi një rimëkëmbje ekonomike në 2011, por që ka të ngjarë të dobësohet", paralajmëroi ministri maqedonas i Financave, Zoran Stavreski.
Megjithatë, qeveria parashikon një rritje prej rreth 4,5 për qind në 2012 dhe një inflacion prej 2,5 për qind, shtoi ministri.
Ndërsa, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar një rritje prej vetëm 2 për qind të ekonomisë maqedonase në vitin 2012 dhe i ka kërkuar qeverisë së Shkupit më tepër kujdes në parashikimet e tij. Megjithatë, sipas parashikimeve të qeverisë dhe të FMN-së, këtë vit ekonomia lokale pritet të rritet me rreth 3 për qind, në ritëm vjetor.
(el.me/BalkanWeb)