E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbora në Kosovë, të gjitha shkollat mbyllen një javë

PRISHTINË - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë vendim që javën e ardhshme të mos zhvillohet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Këtë vendim, siç theksojnë burimet zyrtare të Ministrisë, ministri Ramë Buja e ka marrë për shkak të motit të keq që ka përfshirë Kosovën, i cili ka vështirësuar në masë të madhe lëvizjen e qytetarëve.

Ministria e Arsimit ka vendosur që mësimi të ndërpritet nga dita e hënë (6 shkurt) deri në ditën e premte (10 shkurt) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Pas ditëve të fundit të janarit, kjo është hera e dytë në këtë dimër që Ministria e Arsimit e Kosovës merr vendim që për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës dhe acarit të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat e vendit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›