E Diel, 1 Nëntor 2026

Të hënën, listat e kandidatëve për Rektorë të Universiteteve

Në Universitetin e Tiranës do të garojnë rektori aktual Dhori Kule dhe pedagogia e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mimoza Hafizi.

Në Universitetin Politeknik përballë rektorit aktual, Jorgaq Kaçani, nuk ka kandidaturë tjetër. Edhe në Fakultetin e Infermierisë dhe atë të Drejtësisë, dekanët aktualë kanë pranuar rikandidimin, ndërkohë që deri tani janë të vetëm në garë.

Po ashtu do të kandidojnë sërish rektori i Universitetit Bujqësor, Fatos Harizaj, dhe rektori i Universitetit të Arteve, Petrit Malaj.

Stafi i pedagogëve, studentët dhe administrata e shkollave të larta publike do të votojnë me datë 20 shkurt për zgjedhjen e autoriteteve të reja drejtuese.

Në këtë garë do të përzgjidhen 11 rektorët, 22 zv/rektorët, 60 dekanët dhe 250 shefat e departamenteve që do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme universitetet publike. /Start/

                                                                                             2012-02-05 10:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›