Vlorë, gjendet pa jetë në banesë një 51-vjeçar
VLORË - Një 51-vjeçar nga Tirana është gjetur pa jetë sot në mesditë, në një banesë në qytetin e Vlorës.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se 51-vjeçari Selman Hekuran Hodo, banor i lagjes Kombinat në Tiranë, është gjetur pa jetë nga pastruesja e banesës ku ai jetonte përkohësisht, në një pallat në lagjen "Pavarësia".
Nga verifikimet e kryera nga policia ka rezultuar se viktima nuk ka pasur shenja dhune në trup, ç'ka ngre dyshime të forta se vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Gjithsesi, përfundimi i ekspertizës nga mjeku ligjor do të përcaktojë në mënyrë të plotë arsyet e vdekjes së 51-vjeçarit.
(er.nu/BalkanWeb)