E Diel, 1 Nëntor 2026

Orteku bllokon rrugën në Fushë Arrëz, ja situata në akset e tjera të vendit

Një ortek ka bllokuar aksin Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal duke sjellë izolimin e fshatrave përreth. Policia njofton se po punohet për heqjen e dëborës.

Nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, Policia e Shtetit, porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për  respektimin e normave të shpejtësisë, mospërdorimin e pijeve alkoolike, përdorimin e rripit të sigurimit, shmangien e parakalimeve të gabuara, përdorimin e kaskave mbrojtëse, përdorimin e dritave jo verbuese dhepër përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të
fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:

1.    aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3.    aksi B.Curri – Qafë Morinë i pakalueshëm,
4.    aksi B.Curri – Fierz i pakalueshëm,
5.    aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6.    aksi Krumë – B. Curri  i pakalueshëm,
7.    aksi Krum – Qaf Prushi i pakalueshëm,
8.    aksi Kukës - Topojan  i kalueshëm me zinxhirë,
9.    aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i pakalueshëm,
10.    aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11.    aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,

Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha
akset nacionale në këtë qark. Temperaturat  vazhdojnë të jenë më të
ulta se dje dhe reshjet e dëborës më me intensitet në Has dhe Tropojë
dhe me erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të
rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset
rrugore.

Në qarkun Dibër:

1.    aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.    aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
6.    aksi Peshkopi – Muhurr – Aras  i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7.    aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i kalueshëm me zinxhirë,
8.    aksi Ostren - Stëblevë – Librazhd  i pakalueshëm,
9.    aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.

Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulta se dje  reshjet e  dëborës
me më pak intensitet dhe në zonat e thella, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në
të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:

1.    aksi  rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm pa zinxhirë,
2.    aksi Qaf Çelë - Pukë -  Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
3.    aksi Fushë Arrës -  Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
4.    aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i pakalueshëm, pasi ka rënë
ortek, po punohet për pastrimin e tij,
5.    aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm pa probleme,
6.    akset Koplik – Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
7.    aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për
pastrimin e tyre,
8.    akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
9.    aksi Qafë Mali – Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
10.    aksi Fushë Arrës – Iballë i  pakalueshëm.

Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta dhe reshjet e  dëborës bien
më intensitet në Pukë dhe Malsi të Madhe,  po punohet në vazhdimësi me
entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të
gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:

1.    aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm pa zinxhirë,
2.    aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës  i kalueshëm me zinxhirë,
3.    në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.

Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e
kalushme po punohet me entin pronar të rrugëve por për hedhjen e
kripës dhe skorjeve.
Në qarkun Tiranë:

1.    në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2.    në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:

1.    aksi Librazhdë - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2.    aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
3.    aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:

1.    aksi rrugor  Kapshticë - Korçë - Qafë Thanë i  kalueshëm pa zinxhirë,
1.    aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë
janë të kalueshme me zinxhirë,

2.    aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë me veshtërsi,
Temperaturat  vazhdojnë të jenë më të larta sot dhe reshjet e shiut
dhe dëborës me më pak intensitet dhe në zonat malore,  po punohet në
vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së
rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

1.    aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:

1.    aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2.    aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës i kalueshëm pa zinxhirë,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:

1.    në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa
zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht
pa probleme./Start/

                                                                                             2012-02-05 11:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›