Dëbora paralizon qarkullimin, ja akset me probleme
Rrugët në Shqipëri vazhdojnë të jenë të paralizuara nga moti i keq. Në qarkun e Kukësit dëborë vazhdon të ketë nënkontroll thuajse të gjithë sipërfaqen si rjedhojë thuajse të gjitha rrugët janë të bllokuara. Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës në 190 cm në Tropojë.
Në Dibër reshjet e borës janë intensive dhe gjithashtu edhe në këtë qark shumica e akseve janë të pakalueshme.
Në Shkodër trashësia e borës në zonat malore është deri në mbi 2 m. Vetëm pak akse mbeten të kalueshme me zhinxhirë.
Në Lezhe të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme, gjithashtu edhe në Elbasan nuk ka probleme.
Në Korçë mbeten ende disa akse të pakalueshme ndërsa në Berat dhe Gjirokastër nuk ka probleme.
Në Vlorë edhe pse sot kanë nisur të bien reshjet e dëborës nuk ka probleme sa i takon kalueshëmrisë në akset rrugore.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit rekomandon të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik – Kukës – Morinë dhe Burrel – Bulqizë Peshkopi.
Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi Kukës Krumë i pakalueshëm,
3. aksi B.Curri Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
4. aksi B.Curri Fierz i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi B.Curri Valbonë i pakalueshëm,
6. aksi Krumë B. Curri i pakalueshëm,
7. aksi Krum Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
8. aksi Kukës – Topojan i pakalueshëm,
9. aksi Ujmisht Lusen Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,
10. aksi Shëmri Qafë Shllak i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan Shishtavec i pakalueshëm,
Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi Bulqizë Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi rrugor Klos Burrel – Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Bulqizë Shupenzë Ostren i pakalueshëm,
4. aksi Krastë Bulqizë i pakalueshëm,
5. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi Muhurr Aras i pakalueshëm,
7. aksi Arras Zall Dardhë Reç i pakalueshëm,
8. aksi Stëblevë Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras Lurë i pakalueshëm.
Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër Mabe i kalueshëm,
2. aksi rrugor Shkodër Muriqan i kalueshëm,
3. aksi rrugor Shkodër Koman i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Qafë Çelë – Pukë - Fushë Arrës i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
6. aksi Fushë Arrës Gjegjan Shpal i pakalueshëm,
7. aksi Koplik Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
8. akset Koplik Razëm i pakalueshëm,
9. akset Bogë Theth, Selcë Vermosh të pakalueshme,
10. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
11. aksi Qafë Mali Dardhë – Fierzë i pakalueshëm,
12. aksi Fushë Arrës Iballë i pakalueshëm.
Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me një kalim,
2. aksi rrugor Mirdit Shpal Fushë Arrës i pakalueshëm,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.
Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë,
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd – Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
1. aksi Elbasan Qafë Krrabë i kalueshëm,
2. aksi Librazhd Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1. aksi rrugor Boboshticë Dardhë dhe aksi rrugor Korçë Voskopojë janë të pakalueshëm,
2. aksi Korçë Ersekë Leskovik i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Korçë Goricë i pakalueshëm,
Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë Skrapar kalohet pa zinxhirë
Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë – Gjirokastër Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme pa zinxhirë,
Në qarkun Vlorë:
1. në aksin rrugor Vlorë Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me
zinxhirë. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.