E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora shkakton probleme në veri të vendit

Dëbora dhe ngricat vijojnë të krijojnë probleme në disa zona të vendit.
Probleme po hasen në aksin nacional Peshkopi- Qafë Buall. Një pjesë e këtij aksi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, ndërsa policia bën thirrje për kujdes në drejtim.
Ndërkaq, po në qarkun e Dibrës vështirësi po hasen edhe në disa komuna që rezultojnë të bllokuara.
Probleme ka në komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Ostren, Zerqan, Trebisht, dhe Krastë. Në zona të thella malore, trashësia e dëborës arrin mbi 30 centimetra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›