Vlorë, konflikt mes bashkisë dhe ministrisë së mbrojtjes për ndërtimin e tunelit
Një ndërtim i nisur nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për një mini-mol që do tju shërbejë rezidencave qeveritare në afërsi të tunelit në Vlorë, duket se është konflikti i rradhës mes pushtetit vendor në Vlorë dhe atij qëndror.
Ndërtimi i molit ka nisur ditën e djeshme, dhe janë hedhur bazamentet e betonit mbajtëse të molit. Ndërsa sot në mëngjes në vend është prezantuar policia bashkiake, me urdhër të kreut të bashkisë së Vlorës, e cila i ka kërkuar punonjësve që ndërtonin të ndërpresin punimet.
Sipas burimeve zyrtare nga bashkia e Vlorës, hapësira në fjalë është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa për ndërtimin e nisur askush ska marrë leje nga autoritet vendore, dhe si e tillë ndërtimi konsiderohet pa leje.
Kreu i bashkisë ka urdhëruar ndërprejen e ndërtimit pa leje me ndërhyrje të policisë bashkiake, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga pala tjetër.
Aktualisht ndërtimi është ndërprerë për një moment të dytë, ndërsa kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, tha për mediat se asnjë ndërtim pa leje nuk do të lejohet në territorin e bashkisë së Vlorës dhe kësaj çështjeje do ti qëndrojë në korrent me qëllim molejimin e shkeljes së ligjit.
Aktualisht ndërtimi i molit, që mendohet se do të shërbejë për ankorimin e jahteve për llogari të rezidencave qeveritare aty pranë nuk vijon deri në zgjidhje të konflikt mes vendorit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.