E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i jashtëm italian Fratini në 12 prill vizitë në Tiranë

Ministri i jashtëm italian Franko Fratini do të vizitojë Tiranën në 12 prill. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori italian në Tiranë Saba D'Elia në ceremoninë e organizuar për çeljen zyrtare të pranverës italiane në ambjentet e rezidencës së ambasadorit italian në Tiranë ku merrte pjesë edhe Zv. kryeministri dhe njëkohësisht edhe ministri i jashtëm Ilir Meta. Në fjalën e tij ambasadori italian e vuri theksin në kuadrin e privilegjuar të marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve si dhe lidhjet tradicionale kulturore e ato të miqësisë mes dy popujve tanë. Ai e cilësoi këtë projekt të hapur ndaj ideve e nismave dhe ftoi me këtë rast të gjitha subjektet shqiptare e ato italiane të marrin pjesë aktivisht për realizimin e veprimtarive të ngjeshura të kësaj stine.
Në fjalën e tij Meta falenderoi qeverinë italiane për ndërmarrjen e kësaj inisiative që përmes spektrit të gjerë të konferencave e debateve me karakter ekonomik, integrues dhe zhvillimor do të dëshmojë partneritetin parësor strategjik, politik e ekonomik me Italinë fqinje dhe mike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›