Tërmeti 3.7 ballë lëkund Korçën dhe Pogradecin
Korçë Juglindja përfshihet nga paniku, banorët në terror pas një tërmeti të fortë që ka përfshirë Korçën dhe fshatrat përreth saj. Lëkundjet e forta të tërmetit kanë venë në alarm banorët e rajonit juglindor të vendit. Rreth orës 12:14, sipas të dhënave nga Shërbimi Sizmiologjik në Korçë, mësohet se ky qytet është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter. Nga të njëjtat burime pranë këtij Shërbimi mësohet gjithashtu se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në fshatin Vloçisht, vetëm 5 km në veri të Korçës. Lëkundje të tërmetit u ndjenë edhe në Pogradec. Burime nga Shtabi i Emergjencave Civile pranë institucionit të prefektit kanë bërë të ditur për gazetën se nuk ka njoftime për dëmtime të banesave.