E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora, vështirësohet lëvizja në disa zona të vendit

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë bërë që të krijohen vështirësi në rrugët nacionale në veri, verilindje, në juglindje por edhe disa rrugë të tjera në jug.

Kështu mësohet se rruga Kukës-Peshkopi është e bllokuar ndërkohë që drejt Shishtavecit është nisur një fadromë për zhbllokimin e rrugës.
Ndërkohë një situatë e vështirë paraqitet edhe në rrethin e Matit ku  janë krijuar vështirësi në akset rrugore që lidhin Matin me fshatrat dhe qendrat e komunave.

Përgjegjësi i rrugëve rurale të Matit, Petrit Demiri deklaroi për “Ora News” janë siguruar sasitë e nevojshme të kripës dhe skorieve për të mbajtur të hapura të gjitha rrugët e 10 komunave të këtij rrethi. Sipas Demirit vetëm disa fshatra të komunave Derjan e Macukull janë të bllokuara për shkak të rrëshkitjeve të krijuara në fillim të muajit, ndërkohë rrugët e tjera janë nën kontroll.
 

Vështirësi nga reshjet e dëborës janë krijuar edhe në qarkun e Dibrës. Sipas informacioneve trashësia e dëborës varion nga 10 cm në komunat fushore të Matit deri në 25 cm në komunat malore të Xibrit, Derjanit, Lurës, Martaneshit, Kalasë së Dodës etj. Ndërkohë qe në zonat e thella ka patur probleme në qarkullimin e automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›