E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, temp. -9 gradë, izolohen disa fshatra

Në rrethin e Kukësit, tre komuna janë të bllokuara si ajo e Arrnit, Zapodit dhe Kalisit për shkak të shtresave të mëdha të akullit.

Për këtë arsye, në këto rrugë po punojnë 5 borëpastruese, 2 bjellorusë një eskavator dhe 2 kamionë.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, rrugët kryesore janë të kalueshme dhe për mbajtjen nën kontroll të situatës në akset rrugore Morin–Kukës–tunnel, Krumë–Qafë Prush, janë hedhur pa ndërprerje skorje e kripë për të lehtësuar lëvizjen e  mjeteve. E rënduar situata është edhe në aksin rrugor Kukës-Shishtavec.

                                                                                             2010-12-15 13:08
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›