E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMSH dërgon 10 ton ndihma në Shkodër

 Dorëzimin e këtij kontingjenti në sasinë 10 ton pranë autoriteteve e kanë bërë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në KMSH, Altin Shima dhe myftiu i Elbasanit,  Agim Duka.

Përfaqësuesit e lartë të KMSH-së të shoqëruar nga myftiu i Shkodrës z. Muhamed Sytari kanë zhvilluar një vizitë në zyrën e Prefektit të Shkodrës, z. Maxhid Cungu, të cilit i kanë shprehur mobilizimin dhe angazhimin institucional në favor të banorëve të prekur nga përmbytjet. Në fjalën e tij, nënkryetari z. Spahiu ka theksuar se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është mobilizuar për të dhënë ndihmën e tij në këtë situatë.

“Sot, sollëm edhe 10 ton ndihma të tjera ushqimore në ndihmë të njerëzve në nevojë, së bashku me Myftininë e Elbasanit, që sikurse krejt myftinitë e Shqipërisë, është sensibilizuar me këtë që po kalon Shkodra”- ka thënë z. Spahiu. Ndërkohë, myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka ka theksuar se detyra jonë si myslimanë është që të angazhohemi për të dhënë ndihmën tonë aty ku njerëzit kanë nevojë. 

Prefekti i Shkodrës, z. Maxhid Cungu pasi ka falënderuar përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman, është shprehur se situata po përmirësohet dita-ditës dhe se roli kryesor i krejt faktorëve që ndihmuan dhe po ndihmojnë në këtë situatë është për t’u falënderuar. Fushata soliridarizuese e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në ndihmë të zonave të përmbytura do të vijojë deri në përmirësimin e situatës.

                                                                                             2010-12-15 13:11
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›