E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora vështirëson qarkullimin në rrugët e Korccës

Rajoni i Korçës është prekur prej 18 orësh nga një mot i ashpër me reshje dëbore dhe erëra të forta si dhe temperatura të ulta nën zero, që ka krijuar vështirësi në qarkullimin e  mjeteve dhe njerzve nga një rreth në tjetrin. Dëbora, që ka rënë pa ndërprerje gjatë pasdites së djeshme (e premte) dhe në orët e natës, ndonëse e imtë, ka arritur një trashësi deri në 35 centimetra në zonat më të larta malore. Bora, ngrica dhe era e acartë janë bërë shkak për rreth 30 aksidente automobilistike me 7 të plagosur lehtë.
Burime të policisë të sektorit të qarkullimit rugor, i bënë të ditur se pjesa më e madhe e aksidenteve rrugore u regjistruan në segmentet Korçë-Bilisht dhe Korçë-Pogradec-Qafë Thanë, ku pati rrëshqitje dhe përplasje makinash, si dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit. Lëvizja e automjeteve në rrugët e rajonit të Korçës duhet të bëhet detyrimisht me zinxhira. Kreshnik Zgjani, drejtor i  Ndërmarjes së rrugëve rajonale, sqaron se të gjitha akset rrugore në Qarkun e Korçës janë të kalueshme për mjetet,  por me zinxhira mbrojtës. Sipas tij, trashësia më e madhe e dëborës është regjistruar në Qafën e Qarrit (Kolonjë), me reth 35 centimetra, ndërsa në Qafën e Thanës dhe në zonën e Kapshticës shtresa e borës arrin mbi 20 centimetra.
Zgjani tha se në rrugët me më shumë probleme dhe ku shtresa e borës është më e trashë, po punojnë borëpastrueset dhe po hidhet kripë. Ndërkaq, policia e sektorit të qarkullimit rugor ka shtuar shërbimet e saj për kontrollin e lëvizjes së mjeteve dhe për të shmangur aksidentet apo bllokimin e rrugëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›