Dëborë në shumë zona, bllokohet Llogoraja

Qafa e Llogorasë është e pakalueshme për mjetet. Gjithnjë sipas Emergjencës Civile, në shumë akse të tjera anekënd vendit është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi.
Në qarkun e Korçës komunat Dardhë, Vithkuq e Voskopojë janë izoluar nga reshjet e shumta të dëborës, ndërsa me vështirësi qarkullimi i mjeteve vijon në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Qafën e Qarit dhe në aksin Korcë-Kapshticë.
Dëbora ka krijuar vështirësi edhe në Dibër, Tropojë dhe Kukës, ku disa komuna të thella janë izoluar, ndërsa rrugët që i lidhin ato janë të bllokuara.
Moti i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero do të pasojë në ditët në vijim. Kështu, nisur nga dita e dielë, temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero./Start/
2012-01-07 08:40