E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, stuhia shkakton kaos në Dubrovnik

Stuhia  e ngjashme me një uragan ka shkulur një numër të konsiderueshëm pemësh, ka përmbysur anije të vogla në det dhe ka dëmtuar edhe disa autobusë të transportit urban. Në qytetin e famshëm turistik vazhdon të fryjë ende erë e fuqishme, shpejtësia e së cilës i kalon të 100 kilometrat në orë.

Ndërkohë që banorët e qytetit ende po përpiqen të eliminojnë pasojat dhe të vlerësojnë dëmet, autoritetet kanë mbyllur aeroportin deri në një urdhër të dytë dhe po ashtu kanë bllokuar një nga urat e qytetit./Start/

                                                                                             2012-01-07 09:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›