Hedhja e Kryqit, besimtaret sfidojne acarin dhe shiun
Besimtaret ortodokse festuan dje Diten e Ujit te Bekuar, megjithese i gjithe vendi ishte perfshire nga acari dhe reshjet e dendura te shiut dhe debores. Qindra qytetare sfiduan te ftohtin dhe shiun e dolen per te kremtuar kete dite, duke ndjekur edhe garen e te rinjve ne uje per te kapur kryqin. Per shkak te motit te keq, riti eshte ndjekur ne Durres, Berat dhe Korce, qytetet me tradicionale, teksa ne Korce mesohet se kryqi u hodh ne shatervan. Bie ne sy fakti se nje prej fituesve, ne Durres, eshte student i universitetit "Aleksander Moisiu". Kurse ne Berat, kryqi eshte kapur per te disaten here nga nje i ri i besimit mysliman.
Durres
Festimet ne qytetet me tradite ortodokse kane nisur prej mbremjes se enjte me vizita te besimtareve ne kishe dhe vijuan dje, me hedhjen e kryqit dhe meshat e rastit. Pas meshes se drejtuar nga Peshkopi Nikolla, ne katedralen e "Shen Pavlit" dhe "Shen Astit" ne Durres, besimtaret, se bashku me dhjetera qytetare te tjere durrsake, megjithe reshjet e shiut qe vazhduan pa nderprerje, jane drejtuar ne portin detar, ku u zhvillua edhe ceremonia e hedhjes se kryqit ne uje. Kane qene shtate djem te rinj qe u perpoqen te kapin kryqin ne ujerat e ftohta, teksa ne gare dhe pothuajse te zhveshur, fati i buzeqeshi 21-vjecarit, Fatjon Bushi, student ne Universitetin "Aleksander Moisiu" te Durresit. Menjehere pasi doli nga uji, studenti dorezoi kryqin te Peshkopi Nikolla, sipas ritit, duke gezuar edhe cmimin e kishes dhe te besimtareve. Pas gares, Bushi tha se "ndihem i gezuar dhe se kete fat do ta ndaj me te gjithe ata qe ndjehen te vetmuar dhe kane nevoje per mbeshtetje".
Berat
Edhe ne Berat, me gjithe reshjet e shiut te rena pa pushim dhe prurjet e lumit Osum, festa e Ujit te Bekuar eshte zhvilluar normalisht, duke mbledhur mbi Uren shekullore te Gorices, njerez nga te gjitha besimet fetare. Ritualet e kesaj feste kane nisur ne Katedralen e re te "Shen Dhimitrit", qe ndodhet ne qender te qytetit, ndersa me pas, korri i kishes eshte drejtuar drejt Ures se Gorices, nga ku eshte hedhur kryqi i shenjte. Hedhja e kryqit ne ujerat e lumit Osum eshte kryer nga Petraq Simsia, prifti i Katedrales. Ne ujin e ftohte te lumit jane futur rreth 10 te rinj nga besime te ndryshme, por fituesi i ketij viti ka qene me 35-vjecari Edmont Gjeci, i cili arriti te nxjerre kryqin dhe ta dorezoje te prifti i Katedrales. Ndonese i perket besimit mysliman, Gjeci eshte bere pjese e kesaj feste, duke u bere keshtu protagonist i saj.
Korce
Dita e Ujit te Bekuar eshte festuar edhe nga besimtaret korcare, ne perkujtim te pagezimit te Jezu Krishtit nga Gjon Pagezori, ne ujerat e lumit Jordan. Por ndryshe nga dy qytetet e para, ne Korce, edhe per shkak te motit te keq, kryqi eshte hedhur ne shatervanin prane Katedrales. Me pare, ishte mbajtur edhe nje meshe per te gjithe besimtaret. Teksa te ftohtin e ka sfiduar 26-vjecari nga qyteti i Korces, Gentjan Gora, i cili gjeti kryqin dhe e dorezoi te drejtuesi i ketij kremtimi. Pas sherbeses se Ujit te Bekuar, besimtaret e marrin ujin qe u sherben per sherimin shpirteror dhe trupor per vete dhe familjaret e te afermit e tyre.