Hetimi per Meten, prova e vetme, ryshfeti qe mori Prifti
Shkon drejt mbylljes procesi per ish-zevendeskryeministrin Ilir Meta pas denoncimit te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti per afere te dyshuar korruptive. Por surprizat qe ndoqen tere procesin nuk kane munguar as dje. Sepse as me shume dhe as me pak, nga gjithcka u paraqit tek pretenca e Prokurorise, e vetmja gje qe spikaste ishte fakti se vete Prifti doli zbuluar teksa i shpetoi pa fshire nje video ku terhiqte ne menyre korruptive 70 mije euro nga ish vartesi i tij ne nje afere korrupsioni qe ishte perpjekur ta zhdukte si prove por qe ekspertet e gjeten gjithsesi.
Ne pretencen e djeshme ne Gjykaten e Larte, dy vjet burg per Ilir Meten, gjobe prej 1 milion lekesh te reja dhe pagimin e shpenzimeve procedurale ka qene denimi i kerkuar nga prokuroret Bujar Sheshi dhe Anila Leka. Prokuroria akuzon kreun e LSI-se per korrupsion dhe gjate leximit te pretences prokurori Sheshi theksoi se organi i akuzes e konsideron te besueshme deshmine e Priftit, sipas te cilit Meta ka favorizuar kompani te caktuara per ndertimin e HEC-eve dhe per ankandet e naftes. Sipas prokurorit, deshmia e Priftit mbeshtetet nga prova direkte dhe indirekte dhe kryesisht nga tabulatet telefonike. Por avokatet mbrojtes te Ilir Metes kerkuan pushimin e ceshtjes. Serjani dhe Veleshnja kane paraqitur konkluzionet e tyre perfundimtare menjehere pas leximit te pretences se organit te akuzes gje e cila ndodh per here te pare ne seancat tona gjyqesore. Kjo ndodhi pasi gjate shqyrtimit gjyqesor prokuroria nuk kishte asnje fakt po e mbeshteti akuzen vetem ne deshmine e Dritan Priftit, i cili paralelisht eshte marre i pandehur nga ana e prokurorise nen akuzen per korrupsion. Ne konkluzionet e avokateve mbrojtes theksohet fakti se nuk vertetohet akuza e prokurorise pasi ekspertimi konstatoi se ne oren kamera nuk u gjet asnje bisede Meta-Prifti, ndersa video-pergjimi rezultoi jo origjinal dhe i manipuluar. Padegjueshmeria e bisedes u provua edhe nga tre ekspertimet e bera ne SHBA dhe Angli. Ne konkluzionet e avokateve po ashtu shkruhet se ne lap-topin e dorezuar ne prokurori konstatohen nderhyrje te shumta dhe veprime teknike per te perfituar sinjal te ri audio dhe video. Serjani dhe Veleshnja argumentuan se me dokumentacionin e paraqitur Gjykates vertetojne se deshmite e Dritan Priftit nuk jane te besueshme pasi ai akuzonte Meten per ankandin ne te cilin kishte paracaktuar si fitues firmen e bashkeshortes dhe dajes se tij. Avokatet kerkuan deklarimin e pafajshem te Ilir Metes pasi fakti nuk ekziston. I vetmi fakt i vertete qe doli gjate ketyre muajve hetimi gjyqesor ishte video-pergjimi Prifti Beqiri i gjetur ne oren kamera jo vetem nga ekspertet shqiptare por dhe nga ata angleze e amerikane. E vetmja prove origjinale dhe autentike qe doli ne pah ishte videoja ku deshmitari i vetem i prokurorise ish-ministri, Dritan Prifti shfaqet duke marre dhjetera mije euro nga vartesi i tij Leonard Beqiri. Kolegji penal vendosi te shtyje dhenien e vendimit ne daten 16 janar ne mesdite.
Prifti ka nje precedent penal mbi afera korruptive
Mbrojtja e z.Meta evidentoi dje faktin se Prifti ka precedent penal per afera korruptive te te lidhura ekzaktesisht me detyren e tij te pare publike si drejtues i Korporates Elektro-energjetike te Shqiperise. Ky procedim penal i regjistruar ndaj tij eshte pushuar vetem ne saj te mbrojtjes politike qe i eshte ofruar z. Prifti, nepermjet mos-heqjes se imunitetit kushtetues si deputet i Kuvendit te Republikes se Shqiperise. Kjo provohet nga materiali i mberritur nga Kuvendi. Por ndaj Priftit aktualisht, per te njejten veper qe akuzon z. Meta, eshte regjistruar dhe vazhdon te ndiqet nje tjeter procedim penal prane Zyres se Prokurorit te Pergjithshem.
Prifti: Nano pastroi 1 miliard USD, Rama thith kokaine
Mbrojtja e z.Meta vuri ne dukje edhe dy fakte te tjera dje: "Prifti vite me pare ka hedhur akuza mbi gjoja pastrimin kriminal te afro nje miliard dollareve, atribuuar ish-Kryeministrit Nano, apo pretendimin mbi konsumimin ditor te z. Rama, ish kryetar i Bashkise se Tiranes (ne kohen e akuze-berjes), te nje sasie prej 3 000 Euro kokaine. Vete Prifti me pas, serish ne dalje publike dhe te njohura boterisht, ka pohuar se keto deklarata i ka bere per shkak se sic konsideron ai veten eshte tejet emotiv si natyre. Keto deklarime tronditin thelbesisht besueshmerine e deshmitarit kryesor te akuzes dhe te vetem pro saj, Dritan Prifti.