E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelaer, zyrtarisht lojtar i Milanit

Milani konfirmoi arritjen e marreveshjes me Realin e Madridit, per te siguruar firmen e sulmuesit holandez, Klas-Jan Huntelaer. Drejtori i pergjithshem i kuqezinjve, Adriano Galiani theksoi se marreveshja eshte arritur mes dy klubeve per sulmuesin 25 vjecar dhe mbetet prezantimi i lojtarit ne Milano. Galiani foli per "Sky Italia", duke zyrtarizuar blerjen e Huntelaer: - "Marreveshja ka perfunduar me klubin e Realit. Lojtari holandez do te jete ne Milano, qe prej dites se sotme, (te enjten). " Pas suksesit qe kaloi me Ajaksin, Huntelar u bashkua ne Spanje me gjigantin e Realit te Madridit, ne janar te vitit 2009. Nuk kaloi nje periudhe te mire ne Spanje dhe ne fund te ketij sezoni, presidencen e Realit e mori Florentino Perez, i cili deklaroi eren e dyte te "Galactico". Trajneri i ri i Milanit, Leonardo shenjestroi sulmuesin e kombetares holandeze, pas deshtimit me patriotin e tij, Luis Fabianon. Spurs, Arsenali dhe Shtutgarti ishin gjithashtu te interesuar per te blere kartonin e sulmuesit i cili perfundimisht kaloi te Milano dhe pritet te prezantohet ne "San Siro", si nje nder blerjet me te rendesishme te ketij edicioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›