Debutimi, shtypi spanjoll kundër Mourinjos
“Futbolli i Realit të tij (Mourinjos) është frustrues”, është një nga të shumtat akuza për “Të veçantin”. Pikët e distancës me Barcelonën “janë dy, por midis dy skuadrave ka shumë diferencë”. Sipas të përditshmes sportive “Marca”, shumë pranë klubit “galaktik”, lojës së Realit “i mungoi gjithçka. Ritmi, rrjedhshmëria, qartësia e ideve dhe finalizimi”.
Ndeshja e parë në kampionat e Realit të Madridit është konsideruar nga e përditshmja tjetër sportive “As” si “zhgënjim me Zh të madhe, që i ka bezdisur jo pak tifozët”. Disi më e zbutur “Sport”, që shkruan: “Mourinjo debuton duke çaluar”, ndërkohë që “El Mundo Deportivo" evidenton “rezultatin e dobët në debutim”. Sipas “Marca-s”, Reali është ende në një “fazë ndërtimi. Për të kompletuar projektin, arkitekti Mourinjo ka nevojë për një sulmues. Një numër 9”.
Ndërkohë, pas dëmtimit që pësoi të dielën në kaviljen e djathtë, Kristiano Ronaldo duhet të qëndrojë jashtë fushe për tri javë. Portugezi nuk do të jetë në dispozicion të Mourinjos për ndeshjen Real Madrid-Osasuna më 12 shtator dhe debutimin në Ligën e Kampionëve me Ajaksin më 15 shtator.