E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra: Shpresoj të bëj më shumë se 25 gola

“Pritja ishte fantastike, megjithëse do të më pëlqente të luaja menjëherë. Sa gola do të bëj? Shpresoj më tepër se vitin e kaluar (25 gola në 35 ndeshje)”, pohoi shtatlarti i cili pasi të përfundojë procedurat burokratike, do të udhëtojë drejt Suedisë për grumbullimin me kombëtaren.

“Gjatë ndeshjes për “Trofeun Gamper”, Ronaldinjo më tha se të gjithë po më prisnin dhe se gjithçka ishte gati për fluturimin në Milano. Shpresoj të sjell gëzim, lumturi dhe argëtim. ‘Topi i artë’? Kur isha më i ri mendoja për trofetë personalë, tani mendoj të ndihmoj skuadrën. Nëse vjen do të jetë meritë e të gjithëve”, shtoi sulmuesi 28-vjeçar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›