Basketboll: SHBA-ja nuk ndalet, mund edhe Slloveninë
Kevin Durant, me 22 pikë, ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, ndërsa për ballkanasit shënuesi më i mirë ishte Bostjan Nacbar me 13 pikë.
Edhe Turqia ka triumfuar në ndeshjen e dytë të grupit C me Rusinë, me rezultatin 65-56, duke marrë kryesimin e grupit me 4 pikë. Ka qenë një sfidë e fortë mes këtyre dy skuadrave, gjë të cilën e tregon edhe rezultati i periodës së parë, ku Turqia e mbylli me vetëm 1 pikë avantazh (16-15). Përballja e radhës për përfaqësuesen e vendit organizator do të jetë me Greqinë, nënkampion bote në 2006-ën.
Në ditën e dytë nuk gaboi as Kina, që mposhti 83-73 Bregun e Fildishtë. Angola fitoi ndaj Jordanisë 79-65, Lituania kundër Kanadasë 70-68, përballje e vlefshme për grupin D. Emocione dhuroi edhe fitorja e ngushtë 82-81 e Gjermanisë ndaj Serbisë.
Sot do të zhvillohen përballjet e radhës, ku Serbia luan me Jordaninë (16:30), Sllovenia me Kroacinë (16:30), Tunizi-Iran (19:00), Australi-Gjermani (19:00), SHBA-Brazil (21:30) dhe Angolë-Argjentinë (21:30).