E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja, nis misioni anti-Rumani

Kuqezinjtë janë grumbulluar në hotelin “Dyrrah” në Durrës dhe do të zhvillojë një fazë përgatitore katër ditore në prag të aventurës për dy ndeshjet e radhës, më 3 shtator ndaj Rumanisë në transfertë dhe më 7 shtator ndaj Luksemburgut në Tiranë.

Në dispozicion të trajnerit Josip Kuzhe do të vihen 23 lojtarë, nga të cilët janë paraqitur pjesa më e madhe. Salihi, Duro, Lika, Cana, Lika, Bulku e Vrapi do të bashkohen sot me grupin për shkak të impenjimeve me skuadrat përkatëse.

Duke qenë se ndeshja e dytë konsiderohet e lehtë në letër, trajneri Josip Kuzhe do të synojë të përgatisë sa më mirë ekipin për sfidën ndaj rumunëve, me dëshirën për të fshirë ato kujtime të hidhura të 21 nëntorit të vitit 2007. Rumunia do të jetë pa kapitenin Kristian Kivu.

Shqipëria me Rumaninë është ndeshur gjithsej 10 herë, nga të cilat ka koleksionuar 9 humbje dhe 1 barazim. Barazimi daton më 23 tetor të 1949, kur ishin shqiptarët që udhëhiqnin ndeshjen miqësore në Bukuresht 1-0, por janë barazuar në fund duke humbur mundësitë e vetme për të marrë një fitore.

Rumania dhe Shqipëria janë përballur dy herë në eliminatoret e Europianëve, një herë për Euro 1988 dhe një herë për Euro 2008. Në këtë të fundit, Rumania arriti t’i fitonte të dyja sfidat me Shqipërinë, të parën 0-2 në Tiranë dhe të dytën 6-1 në Bukuresht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›