Deçan, sërishprotesta nëmbështetje të Haradinajt
DECAN- Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Gllogjan të Deçanit për t’u solidarizuar me ish-kryeministrin e Kosovës dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, dhe familjen e tij. Ata kanë kërkuar lirimin sa më të shpejtë të tij nga paraburgimi në Hagë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosoves për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, njoftoi se tubimi ka kaluar i qetë dhe pa incidente.
Në tubimin me moton “U bo Boll! Na duhesh më shumë se kurrë”, qytetarët i kanë dorëzuar një mirënjohje babait të z Haradinaj, Hilmi Haradinaj për qëndresën e tij.
Me vendim të Dhomës së Apelit, Gjykata e Hagës ka rinisur gjykimin e pjesshëm të rastit Haradinaj dhe të tjerët. Gjykata e shkallës se parë, pati liruar Haradinajn nga të gjitha akuzat për krime lufte.
(e.n/rel/BalkanWeb)