E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX përgatitetpër gërmime në2 varreza massive

PRISHTINE- Misioni Evropian i Sundimit të Ligjit në Kosovë, EULEX ka deklaruar se po përgatitet për gërmime në dy varreza masive në vend, por pa treguar vendodhjen e saktë të tyre.

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudjeleviç konfirmoi për të përditshmen “Koha Ditore”, se po bëhen përgatitjet për fillimin e gërmimit në 2 varreza, dhe se punimet do të nisin shumë shpejt.
Sipas saj, deri më tani janë kryer 190 operacione në terren. Ajo pohoi gjithashtu se pjesëmarrja e ekspertëve të mjekësisë ligjore të EULEX-it do të kufizohet vetëm në këshillim dhe në mbikëqyrje.

Sipas medias kosovare, janë 7 vende në Kosovë, Serbi e Maqedoni ku dyshohet për varreza masive të cilat janë: Kosharja, Livoçi, Buteli, Medvegja, Peruçaci, Bellaqevci dhe Rudnica.

Ndërsa Andrijevica në Mal të Zi, ku janë bërë dhe kërkime, rezultoi se nuk kishte eshtra shqiptarësh.
(e.n/kohaditore/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›