LSI akuza PS:Deklaratat për krizëpo përhapin panik
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar sot Partinë Socialiste se po dëmton sigurinë e biznesit dhe të bankave me deklaratat e përsëritura për krizë ekonomike. Përmes sekretarit për marrëdhëniet me publikun ,Ardit çela, LSI i ka bërë apel selisë rozë të heqë dorë nga sulmet e papërgjegjshme.
"Përpjekjet e Partisë Socialiste për të përkeqësuar situatën ekonomike të vendit, për të përhapur panik, duke sulmuar investitorët e huaj, duke sulmuar besueshëmrinë e sistemit bankar, besueshmëri e konfirmuar nga të gjithë partnerët ndrëkombëtarë, tregon në fakt një politikë të paprinciptë, e cila nuk synon thjesht të dëmtojë qeverinë, por ajo që është më e rënda , të cënojë sigurinë dhe mirëqënien e të gjithë shqiptarëve" theksoi Cela për gazetarët.
Sipas tij, në vend që Partia Socialiste, si shumë opozita të përgjegjshme në vende të tjera, në këto momente tejet të ndjeshme për shkak të krizës botërore, të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive për të përmirësuar më tej situatën ekonomike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, përkundrazi ndjek një politikë destruktive, bllokuese dhe tejet të rrezikshme për stabilitetin ekonomik.
Pavarësisht nga vështirësitë e imponuara, theksoi çela, si rrjedhojë e rrethanave globale, Shqipëria ka treguar qëndrueshmeri dhe stabilitet ekonomik, ku sigurisht që pritet progres i vazhdueshëm.
(e.n/BalkanWeb)