PS akuza qeverisë:Po gllabëron trojetpublike
TIRANë- Partia Socialiste ka denoncuar sot vendimin e qeverisë për të privatizuar ish kopshtin nr 26 në njësinë bashkiake nr.1. Deputeti i selisë rozë, Eduard Shalësi akuzoi në një prononcim për mediat qeverinë Berisha se po gllabëron trojet publike.
Shalsi u shpreh se kjo pronë është pjesë e pronave të paluajtshme të Bashkisë së Tiranës dhe se vendimi i Këshillit të Ministrave cënon autonominë vendore.
“Shqiptarët kërkojnë të dinë se perse përditë kjo qeveri po gllabëron troje publike, ky komunitet ka të drejtë të dije se çfarë po ndodh me këtë pronë, ka të drejtë të informohet se përse kjo pronë, ish kopsht, do të privatizohet, banorët e kësaj zone kërkojnë të mësojnë se përse po u hiqet e drejta për të pasur edhe ata një kopsht në zonën e tyre”, u shpreh Shalsi.
Sipas tij, Bashkia e Tiranës po priste që kjo pronë t’i kalonte asaj për të ndërtuar një kopësht të standardeve bashkohore.
(e.n/BalkanWeb)