Decentralizimi: Në zhvillim a në kërcënim
1. Përqasja radikale dhe ultimative e opozitës, e nisur me kërkesën për "rihapjen e kutive të votave", po ushqehet edhe me çështje të tjera. Rreth tre javë më parë, bashkësia e kryetarëve socialistë të bashkive dhe komunave doli me gjashtë kërkesa ultimative. Nga këto: tre lidhen me sistemin e taksave dhe tarifave vendore; dy me diskriminimin politik të shpërndarjes së transfertave buxhetore dhe njëra është kërkesë kompensimi financiar. Mosplotësimi i tyre, thuhet dhe/ose lihet të kuptohet se, do të pasohet me qëndrime të mëtejshme radikale të këtij niveli të qeverisjes. Dalja në shesh, leximi ultimativ i kërkesave dhe paralajmërimi i përqasjes radikale në rast mosplotësimi të tyre, në shikim të parë tregon se decentralizimi si reformë dhe autonomia vendore si status ose janë dëmtuar rëndë, ose janë nën një kërcënim për t‘u dëmtuar rëndë.
2. Konceptimi ligjor i autonomisë vendore mori formën bazë në vitet 1998-2001 përmes Kushtetutës; Kartës Europiane mbi Vetëqeverisjen Vendore dhe ligjin organik mbi qeverisjen vendore. Periudha katërvjeçare 2002-2005 shënon fazën e zbatimit me ritëm të lartë të reformës së decentralizimit duke kombinuar transferimin e funksioneve nga një anë me kompetencat dhe mjetet fiskale e pasurore nga ana tjetër. Në fund të kësaj periudhe Shqipëria është vlerësuar si një nga vendet më të suksesshme lidhur me decentralizimin dhe autonominë vendore dhe si një model për vende të tjera.
3. Në katërvjeçarin 2002-2005 buxheti total vendor arrin në rreth 68 miliardë lekë ose 10.2% e buxhetit të shtetit pa fondet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Nga këto, 49% ishin të ardhura nga burime vendore, krahasuar me më pak se 27% në vitin 2001. Liria bruto fiskale arriti në 88%, ndërsa ajo neto në 46%, nga më pak se 7% që ishte kjo e fundit në vitin 2001. Autonomia vendore solli përmirësimin e ndjeshëm të performancës së qeverisjes vendore. Pesha e shpenzimeve për investime për periudhën 2002-2005 arriti në 42% të totalit të buxhetit vendor. Shpenzimet për paga dhe ato të tjera operative ishin në nivelin e 23% dhe 35%. Para kësaj periudhe qeverisja vendore ishte kryesisht me funksione mirëmbajtje duke shpenzuar, në vitin 2001, mbi 50% të buxhetit për këtë qëllim, 20% për paga dhe vetëm 28% për investime. Autonomia dhe modeli i zgjedhur fiskal e shndërroi qeverisjen vendore në një makineri funksionale investimesh. Vetë decentralizimi dhe autonomia kontribuuan në rritjen e shkallës së demokratizimit të shoqërisë dhe të shtetit.
4. Reforma e decentralizimit dhe suksesi i saj, në periudhën në fjalë, është produkt dhe meritë, në radhë të parë i mazhorancës dhe opozitës së kohës. Palë të treta kanë dhënë kontribute të çmueshme gjithashtu. Bashkëpunimi mazhorancë-opozitë nuk është cenuar nga konfliktet politike për tema të tjera. Edhe në vitet 1998-2001, fazë e radikalizmit maksimal të PD-së, bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe kontributi substancial mazhorancë-opozitë lidhur me decentralizimin nuk u cenuan. Analizat mendjekthjellëta mbi procesin shqiptar të decentralizimit përcaktojnë këtë sjellje bashkëpunuese të palëve si faktorin e suksesit të kësaj reforme.
5. Në katërvjeçarin 2006-2009, reforma e decentralizimit vazhdon të zbatohet pa ndryshuar modelin. Zhvillimet më kryesore lidhen me decentralizimin e furnizimit me ujë; zbatimin në praktikë të konceptit "funksion i përbashkët" në arsim, përkrahje sociale; "zhvillim rajonal"; "planifikim territorial"; "huamarrja vendore". Në të njëjtën periudhë katërvjeçare, reforma e decentralizimit u mbështet me një rritje të ndjeshme të mundësive financiare vendore, kryesisht për shkak të transfertave buxhetore.
6. Buxheti total vendor arriti në rreth 129 miliardë lekë ose 1.9 herë më shumë se ai i periudhës katërvjeçare paraardhëse. Pesha e buxhetit vendor mbi atë të shtetit arriti në 12.5%. Të ardhurat nga burime vendore u rritën me 1.6 herë, ndërsa transfertat nga buxheti i shtetit u rritën me 2.2 herë. Liria bruto fiskale mbeti në 88%, ndërsa liria neto fiskale kaloi nivelin e 60%, nivel lirie ky ndër më të lartit në Europë. Bashkitë dhe komunat vazhduan të zhvillohen si institucione funksionale investuese. Pesha e investimeve arriti në 47% të totalit të buxhetit vendor, ndërsa ato për paga dhe të tjera operative në 25% dhe 27% respektivisht. Studimet treguan rritje të mëtejshme të vlerësimit pozitiv të komuniteteve vendore dhe të përfshirjes së tyre në vendimmarrjen për çështjet me interes vendor.
7. Katërvjeçari 2006-2009 nuk është shquar për ndonjë frymë bashkëpunimi e mirëkuptimi ndërpartiak lidhur me decentralizimin. Ka pasur mjaft tension. Raportet qeveri qendrore-qeveritë vendore janë pleksur dhe ndikuar negativisht nga të tjera interesa. Raporti i tensionuar mazhorancë-opozitë ka sjellë tensionimin e raporteve qeveri-bashki e Tiranës, apo vetë ky tension është shndërruar në tension mazhorancë-opozitë. Në të dy rastet, këto tensione, veçmas apo së bashku, kanë ndikuar herë në tensionimin apo herë në apatinë e dialogut të aktorëve rreth politikave decentralizuese. Hapat decentralizues në këtë katërvjeçar janë ndërmarrë kryesisht në mënyrë të njëanshme nga qeveria. Deri tani, ngërçi i dialogut mbi decentralizimin nuk ka frenuar progresin e reformës, as ka ndryshuar modelin fillestar. Por, mendjet e nxehta nuk mund të analizojnë saktë çështjet, të shtrojnë kërkesat e drejta e të gjejnë zgjidhjet e duhura.
8. Formula e shpërndarjes së fondeve të pakushtëzuara, që përbën 54% të totalit të transfertës buxhetore, përjashton çdo ndikim nga përkatësia partiake. Ndërkaq, nuk konstatohet asnjë lidhje statistikore mes përkatësisë partiake dhe shpërndarjes së granteve konkurruese. Kërkesa ultimative për mosdiskriminim politik s‘gjen mbështetje në fakte. Dyfishimi i transfertës buxhetore e bën qesharake kërkesën e kompensimit financiar lidhur me përgjysmimin e taksës mbi biznesin e vogël në fundvitin 2005. Studimet tregojnë se ndarja e tatimit mbi të ardhurat personale dhe veçanërisht ai i fitimit të kompanive do të çonin në një disbalancim të theksuar të të ardhurave mes njësive vendore në dëm të njësive në zonat më pak të zhvilluara të vendit. Është e pakuptimtë se si kryetarët e këtyre njësive kërkojnë, në mënyrë ultimative, taksat e ndara në dëm të komuniteteve që përfaqësojnë.
9. Ulja e kufirit të TVSH-së nga 8 në 5 milionë lekë xhiro në vit premton rritjen e performancës fiskale dhe uljen e evazionit fiskal, një dobi publike kombëtare. Ndërkaq, kjo ulje nuk prek fare konceptin mbi biznesin e vogël dhe detyrimet e tij ndaj bashkive/komunave, pra zero dëm publik vendor. Reagimi ultimativ kundër uljes së këtij kufiri është i pakuptimtë as///////////// nga ai vendor dhe as nga ai i taksapaguesve. Ndërkaq, ka vend që krahas uljes së kufirit për TVSH-në të rritet kufiri për biznesin e vogël deri në 15 milionë lekë xhiro në vit. Gjithashtu, bashkitë dhe komunat mund të përfitonin edhe një përqindje nga mbledhja e taksave kombëtare në grupin e bizneseve të vogla përkundër angazhimit të tyre për të ndihmuar forcimin e disiplinës fiskale. Kjo do të ishte një tjetër mënyrë e zgjerimit të matur të konceptit "të taksave të ndara" me efekte minimale zhbalancimi.
10. Përdorimi i tarifave për shërbimet publike është përjashtimor. Kur aplikohet tarifë, ajo nuk mund të jetë më e madhe se kostoja e kryerjes së shërbimit. Ky është një parim thelbësor. Mekanizmi i adoptuar në maj të këtij viti, nëpërmjet kufizimit të shumës së tarifave të shërbimeve vendore apriori deri 10% të taksës vendore mbi biznesin e vogël është një tjetër shprehje e vendimmarrjes së nxituar e konfuze, por i mazhorancës këtë radhë. Ka plot mjete të tjera për shmangien e riskut të rritjes abuzive të tarifave mbi koston e shërbimeve përkatëse.
11. Decentralizimi fiskal është pjesë thelbësore e reformës decentralizuese. Çdo hap i mëtejshëm duhet të jetë i mirëpeshuar. Na duhet të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për të njëjtën ekonomi, të njëjtët taksapagues, të njëjtët votues, të njëjtët qytetarë. Shqipëria ka vendosur të ketë një barrë të lehtë fiskale; shërbime publike me tarifa sa më të arsyeshme dhe një nivel të moderuar shpenzimesh publike mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto. Brenda këtyre zgjedhjeve kombëtare do të duhet të zgjidhen edhe çështjet decentralizuese me mënyrat e mjetet e duhura.
12. Reforma e decentralizimit duhet të vazhdojë. Kjo nuk është vetëm një çështje vendore, por një reformë e transformimit të shtetit. Parimi i subsidiaritetit duhet eksploruar në thellësi dhe gjerësi. Duhet të njohim dhe respektojmë edhe interesin publik edhe atë privat, edhe atë kombëtar edhe atë vendor. Duhen gjetur dhe mund të gjenden mënyrat që i harmonizojnë këto interesa. Zgjidhja e çështjeve nuk është kaq e koklavitur saç duket a saç thuhet. Kërkohet rikthimi te dialogu konstruktiv dhe profesional që ka funksionuar për bukuri dikur. Ndaj, lëreni jashtë qeverisjen vendore nga konflikti aktual e mendjenxehtë politik. Kërkesa në radhë të parë është për opozitën. Për mazhorancën gjithashtu.