Tajani: Debati bëhet në Kuvend
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Antonio Tajani, ka deklaruar dje nga Tirana që opozita duhet t‘i kthehet debatit në Parlament. Numri dy i ekzekutivit të BE-së, një politikan i partisë së Berluskonit ka qenë dje në Shqipëri në një aktivitet të forumeve rinore të Partive Popullore Europiane. Tajani, i cili është edhe eurodeputet i "Popullit të Lirisë" është takuar edhe me Kryeministrin Sali Berisha. Sipas zyrës së shtypit të Këshillit të Ministrave, gjatë takimit me Berishën, zv/presidenti Tajani theksoi se planveprimi dhe reformat e qeverisë në luftën kundër korrupsionit janë shumë të rëndësishme. Ligji "Antimafia" i sapomiratuar nga qeveria shqiptare, si dhe reformat dhe përpjekjet e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, krimit financiar e të çdo lloji, janë shumë të rëndësishme.
Për sa i përket bojkotit të opozitës, zv/presidenti Tajani, theksoi se debati politik duhet të zhvillohet në Parlamentin shqiptar.
Zv/presidenti i Komisionit Europian ka deklaruar se mbështet integrimin e Shqipërisë dhe të ish-Jugosllavisë në BE, në një takim me të rinjtë e forumeve të partive politike europiane ku ka qenë e pranishme edhe kryeparlamentarja Topalli, Tajani ka thënë se politika e zgjerimit të Bashkimit Europian nuk duhet të quhet e tillë. Ajo duhet të quhet politika e ribashkimit, pasi nuk është faji i vendeve si Shqipëria apo shteteve të tjera europiane të cilat vuajtën regjimet diktatoriale komuniste. Ai theksoi se njerëzit që jetojnë në Shqipëri janë europianë. Tajani tha se Bashkimi Europian duhet t‘i ndihmojë këto vende të plotësojnë kriteret, ashtu siç u impenjuan për të integruar Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë etj., "pra t‘u jepet një dorë, pasi nuk ishte faji i tyre që u vonuan, ata nuk kishin mundësi të integroheshin, pasi i pengoi diktatura kriminale që të ishin pjesë e Europës".
Konferenca e organizuar nga FRPD dhe rrjeti rinor i PPE mblodhi drejtues të forumeve nga të gjitha Partitë Popullore të Europës, përfshirë dhe vendet që janë në procesin e asocim-stabilizimit me BE. Në fjalën e tij, zoti Tajani theksoi se, të rinjtë janë e ardhmja e familjes së përbashkët politike dhe e gjithë Europa.
"Por nuk mund të bëhet politikë e mirë, tha ai, nëse nuk mbrojmë dhe udhëhiqemi nga vlerat që janë në themel të europianëve, PPE dhe vetë forumeve tuaja, siç janë mbrojtja e të drejtave të njerëzve, të burrave dhe grave, fëmijëve e çdo njeriu", insistoi ai. Zv.presidenti i KE-së, duke i bërë një analizë të hollësishme procesit të zgjerimit të BE tha se, Europa nuk mund të kufizohet më si dikur me kufij të mbyllur, ajo duhet të mos lerë Ballkanin jashtë këtij procesi, pasi ai nuk i përket Lindjes. "Shqipëria, ashtu sikur dhe vende të tjera të Europës Lindore, sot pjesë e BE, është një vend që ka qenë viktimë e një diktature gjakatare komuniste, që e izoloi atë nga Europa, në civilizimin e të cilës ajo ka qenë gjithmonë pjesë me identitetin e saj historik, kulturor, e tradicional", deklaroi Tajani. Si një ithtar i flaktë i zgjerimit të Europës, ai shpjegoi për të rinjtë politikanë dhe lider të ardhshëm të Europës, se është dinjitet të jesh qytetar i BE, duke mos qenë aspak i detyruar të mohosh origjinën tënde.
"Europa është sintezë e përkryer e diversitet kulturor dhe e ndryshimeve historike që nëpërmjet bashkimit organik kanë sjellë një union i cili, sipas tij, duhet që të punojë më shumë që Europa të bëhet protagonistja e tretë për fatin e zhvillimeve globale, pas SHBA dhe Kinës", insistoi ai.