E Shtunë, 31 Tetor 2026

Decentralizimi, sfidë e pambyllur e shërbimeve sociale

Nga Gëzim Tushi

(Thellimi decentralizimit levë e Arkimedit për shërbimet sociale)

Gezim TushiKa dymbëdhjetë vjet që nga fillimi i Projektit të Bankës Botërore, që kishte si objektiv prioritar ndërmarrjen e Reformës Integrale për Shpërndarjen dhe përmirësimin e strukturës gjeografike dhe tipologjinë e Shërbimeve Sociale në Shqipëri. Ka kaluar një kohë goxha e gjatë dhe me thënë të vërtetën akoma nuk janë përfunduar objektivat e përcaktuara të këtij projekti, nga i cili pritej përmirësimi i shërbimeve sociale për njerëzit në nevojë. Megjithatë, nuk duhet mohuar se ndërkaq në vendin tonë janë bërë përpjekje serioze konceptuale, të shoqëruara me ndryshime të thella të kuadrit ligjor dhe të strukturës institucionale të shërbimeve sociale, për të realizuar thelbin e saj që është i lidhur ngushtësisht me procesin e decentralizimit të tyre.

Ideja ka qenë dhe mbetet që në strukturën e trashëguar të shërbimeve sociale të mund që përmes decentralizimit, të realizohej një revolucion i vërtetë në fushën e shërbimeve sociale, qoftë në strukturën dhe shtrirjen territoriale, por duke realizuar në të njëjtën kohë përmirësime të dukshme të Hartës së Shërbimeve. Qëllimi më thelbësor dhe kuintesenca e decentralizimit të shërbimeve sociale është kushti bazë për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së shërbimeve komunitare, duke siguruar afrimin sa më shumë të shërbimeve të ofruara me njerëzit që kanë nevojë për to dhe që duan të përfitojnë prej tyre. E gjithë kjo Platformë Kombëtare e Decentralizimit të Shërbimit Social edhe pse ka shënuar arritje në këtë periudhë relativisht të gjatë, duke e vlerësuar në tërësinë e objektivave të projektuar, pa frikë duhet thënë që ende nuk është aty ku duhet të jetë.

Procesi i decentralizimit për arsye objektive dhe subjektive, për qëndrime refraktare dhe besime tradicionaliste nuk ka ecur me ritmin e duhur, dhe mbi të gjitha shqetësimi është se akoma nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara dhe të shoqërisht të pritura. Procesi është parë dhe vlerësuar më shumë nga ana formale, përmirësimet ligjore, dokumentare dhe modalitetet mekanike të procesit të kalimit pasiv të Institucioneve të Përkujdesit Social nga vartësia e tyre prej Ministrisë së Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në vartësi organizative, administrimi dhe financimi të Bashkive, Qarqeve, Komunave të vendit, dhe për pasojë fare pak është bërë, për të kuptuar esencën e vërtetë të decentralizimit të shërbimeve sociale. Në këto kushte jemi akoma larg objektivit për ta bërë decentralizimin e shërbimeve sociale një ashensor të zbritjes së shërbimeve të ofruara nga pushteti vendor në nivel komunitar dhe sa më pranë qytetarëve në nevojë. Nëse do bëjmë një analiz, se pse ky proces ka qenë jo shumë afër pritmërive, mund të nxirren shumë arsye të natyrës financiare, të moskuptimit të përgjegjësive që vijnë nga decentralizimi, apo dhe arsye të tjera që lidhen me vullnetet politike diversibël të pushteteve lokale, që seriozisht duhet thënë se kanë penguar koherencën e reformës dhe realizimin e ritmeve të duhura të decentralizimit të shërbimit social në Shqipëri.

Bilanci i kësaj reforme ka disa arritje që janë evidente, por nuk mund të jemi të kënaqur apo ca më tepër nuk mund të quhet plotësisht i realizuar apo tërësisht i suksesshëm. Ca më pak të konsiderohet reformë e përfunduar dhe përfundim i ndërtimit të sistemit të decentralizuar funksional. Ka disa gjëra që nuk kanë shkuar në atë sens që lidhet me thelbin e kësaj reforme. Kjo situatë është e njohur dhe ka qenë prezente për të gjithë qeveritë e kësaj dekade. Mangësitë dhe impasi janë të lidhura me mungesën e lidhjeve dhe mbajtjen e përgjegjësive të duhura në marrëdhëniet midis pushtetit qendror, pushtetit vendor dhe rolit të O.J.F.-ve, që do të ishin baza materiale dhe institucionale e realizimit të procesit të decentralizimit, burimi i pazëvendësueshëm i ofrimit të shërbimeve me natyrë të decentralizuar dhe bazë të fortë komunitare.

Po çfarë duhet bërë më tej dhe si duhet shtyrë në rrugën e duhur procesi i papërfunduar dhe ritmi i ngadalësuar i decentralizimit të shërbimeve sociale në Shqipëri? Megjithse strategjikisht dhe taktikisht decentralizimi ka qenë dhe është një nga fushat ku konsensualisht pothuaj qeveritë e majta dhe të djathta kanë qenë koherente, të vendosura, të bindura se ai është e ardhmja e përmirësimit të shërbimeve sociale, komunitarizimit të tyre, rritjes së cilësisë dhe përshtatjes së strukturave të shërbimit social me vlerësimin e nevojave sociale lokale të identifikuara, akoma shërbimi social dhe decentralizimi kanë mbetur në gjendje të pezullt. Kam përshtypjen, se ndoshta kjo fushë (shërbimet sociale) në Shqipëri ka progresuar më pak dhe mbetet sfera që ka mentalitet të fortë rezistent, besim të verbër centralizues dhe mekanik në mundësitë e bazimit të shërbimeve sociale në parimet e vjetra të paternalizmit shtetëror.

Ideja narrative, pa nervin e duhur politik e social, bazuar në konceptin linear se mjaftojnë ligjet dhe udhëzimet që ndihmojnë procesin e dorëzimit të komponentëve dhe hallkave të sistemit të mbrojtjes sociale, të institucioneve dhe burimeve financiare në përgjegjësi dhe nën autoritetin e organizmave lokale dhe administrimin e pushtetit vendor, nuk ka dhënë atë që duhet. Madje sipas meje, situatë është bërë më shumë kaotike dhe shqetësuese. Nuk më vjen mirë ta them, se jam personalisht një nga bashkautorët e këtyre reformave në vite, por situata e shërbimeve sociale, për shkak të reformave gjysmake decentralizuese është më keq në cilësinë e shërbimeve në krahasim situatën e tyre më parë. Paradoksalisht duhet pohuar, por kjo është një e vërtetë që bën me përgjegjësi, të gjithë aktorët qendrorë dhe rajonalë, për ta shtyrë përpara këtë proces të mbetur në mes të rrugës.

U bë një kohë e gjatë që bëhet një duel i pakuptimtë, midis pushtetit qendror dhe vendor lidhur me problemet e ndarjes së kompetencave, çështjet financiare, përgjegjësitë brenda territoriale për shërbimet që do të ofrojë qarku, bashkia dhe komuna, për problemet e trajtimit jo vetëm të klientëve që vendosen në institucione që janë nën juridiksionin e pushtetit lokal, por dhe të klientëve që vijnë nga bashki, komuna e qarqe të tjera që janë jashtë juridiksionit të tyre. Ndërkaq të pazgjidhura janë çështjet e monitorimit të cilësisë dhe plotësimit të standardeve të shërbimit, përgjegjësitë e organeve qendrore dhe rajonale të inspektimit, debatet për marrëdhëniet financiare, mënyrat e buxhetimit të OJF-ve të liçencuara që ofrojnë shërbime, problemet e raporteve midis atij që blen shërbime për nevojat e njerëzve në komunitet (pushteti lokal) dhe atyre që i ofrojnë ato, por me cilësi dhe standarde (OJF-të), etj, etj.

Në se duam që decentralizimin ta çojmë përpara, në se jemi të bindur se decentralizimi i tyre është leva e Arkimedit për të përmirësuar Hartën e Shërbimeve Sociale në vend, atëherë duhen zgjidhur ngërçet dhe tejkaluar problemet e mbetura pezull nga pushteti lokal. Qoftë për faj dhe përgjegjësi të tyre, apo pse jo dhe të ngathtësive të pushtetit qendror. Një gjë është e sigurt, decentralizimi nuk ka fuqi magjike, por është shpresa e vetme për të rregulluar gjendjen dhe përmirësuar situatën e shërbimeve sociale në Shqipëri. Rolet që ka qeveria, qarku, bashkia, komuna janë të qarta, në ligje dhe udhëzime. Por që të përmirësojmë gjendjen, së pari duhet të dalim nga loja formale e mungesës së ndarjes së përgjegjësive, që nuk sjell asnjë të mirë, që nuk ka fare impaktin e duhur social.

Një gjë është e sigurt. Mentaliteti paternalist dhe centralizues është tërhequr. Qytetarët gradualisht kanë më shumë besim dhe pritmëri tek ndërtimi i sistemit të shërbimeve sociale për njerëzit në nevojë. Por ai mund të përmirësohet vetëm në se zgjerohen përgjegjësitë vendore, dhe të pushtetit lokal. Ndërkaq, ata janë të

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›