Pushimet mbaruan, fillon puna
Nga Anxhela Peza*
Ka hyrë tashmë muaji shtator, i cili përfaqëson fillimin e shkollës, të punës, projekteve të suksesshme dhe ideve të reja. Pushimeve të verës i erdhi fundi. Por një vend të rëndësishëm zë dhe mënyra se si janë organizuar pushimet të cilat jo gjithmonë përmbajnë çlodhje dhe relaks në vetvete. Disa i organizojnë pushimet, intensivisht në bregdete me muzikë të lartë, alkool i tepërt, kërcime deri në orët e para të mëngjesit. Turnet që zhvillohen me makinë nga një vend në tjetrin, kampingjet nëpër male, tregojnë një lodhje të madhe fizike e psikologjike. Kthimi direkt në punë sjell fustrime, dhe tension për riorganizimin e gjërave të punës, të familjes dhe specifikisht të fëmijëve. Fillon e ndryshon sjelljet e veta individi, duke u bërë nervoz me sjellje të axhituar, stres nga vrapimi i realizimit të shumë punëve njëkohësisht dhe mbarimi i tyre në kohën e duhur. Kështu lindin më pas konfliktet në familje, problemet në punë, parehatia e njeriut me veten dhe marrëdhënie me të tjerët. Shpeshherë është quajtur sipas psikologëve sindromë i stresit pas pushimeve, ky çrregullim ka të bëjë saktësisht me përshtatjen në punë dhe familje, të riorganizojnë rutinën e tyre aty ku e kanë lanë. Madje u duhet pak kohë për rifitimin e shprehive të zakonshme. Gjithsesi stresi pas pushimeve është ndikuar edhe nga kriza ekonomike që kemi pasur vitet e fundit i cili është një faktor ndikues i lartë. Ndaj dhe shpesh nëpër rrjetet sociale shkruhet jo rrallë shprehja Kam nevojë për pushime pas pushimeve.
E si u dashka ti organizojmë pushimet?
Çdo individ ka shijet dhe mundësitë e veta për mënyrën se si zgjedh ti bëj pushimet. Por sugjerimi vjen nga vet fjala pushim, tek konsiston në stopimin e aktiviteteve fizike e mendore. Rikuperimi i energjive të reja, largimi nga stresi i përditshëm. Rigjetja e vetvetes duke stimuluar me shumë pikat e forta, frymëzimi për çështje të ndryshme që bëjnë pjesë në jetën e individit. Të gjitha këto mund të mos vijnë si pasojë e atyre që përmendëm më lartë në sajë të menaxhimit të pushimeve. Një sugjerim vjen duke mos menduar më për pushimet si kaluat dhe sa shpenzuat, por duke i lënë hapësirë vetes me ambientimin e zakoneve të përditshme. Puna rinis më lehtë nëse ndryshon ritmin dhe largon fustrimet e tepërta.
*Psikologe Këshillimi