E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti Kristal, jo vetëm shkollë e lartë, por një sistem i tërë arsimor

Nga Fejzo Subashi

Fejzo SubashiUniversiteti Kristal nuk është thjeshtë një shkollë e lartë jo publike, por një sistem i tërë dhe i plotë arsimor, i arrirë në të gjitha pikëpamjet dhe elementët që duhet të ketë një sistem arsimor, e në mënyrë të veçantë, një Universitet privat apo publik, sidoqoftë ai.

Një biznes pa strategji, pa objektiva dhe pa vizion, mund të mundësojë realizimin e shumë dëshirave apo edhe ëndrrave, por kurrsesi nuk mund të jetë frytdhënës, aq më keq kur përballesh me situata të pa dëshiruara, të fantazuara apo të stisura, me shkak apo pa shkak, me arsye apo pa arsye, me të drejtë apo pa të drejtë, të merituara apo të pa merituara.

Natyrisht, fillimi i një veprimtarie sidomos në fushën e edukimit, nuk është thjeshtë dëshira e një mundësie për të fituar, por motivi se çfarë kërkon të arrish, duke pasur të qartë synimin se ku dëshiron të shkosh, apo si do të shkosh. Kjo nuk është e mjaftueshme për të penguar dhe aq më keq për të ndaluar në mënyrë absolute përballjen me shqetësime, probleme dhe fenomene të pa dëshiruara, pse jo dhe penguese në rrugën tënde historike.

Duke i pasur në qendër të vëmendjes dhe  menaxhuar me kujdes këto dhe të gjitha elementët e drejtimit e të menaxhimit të një biznesi, natyrisht që do kesh stacionime, ulje dhe ngritje, por kurrsesi nuk do të kesh dështime apo përfundime të këqija. Praktika e këtij Universiteti, ka treguar se nëse vërtet dëshira dhe vullneti bëhen jo vetëm pjesë e motivit por një trup me të, atëherë jo vetëm gjejnë hapësira dhe mundësi për të ecur, por thyen shkopinjtë e vendosur poshtë rrotave, përballon vështirësitë e lindura, pse jo sfidon dhe kohën…

Universiteti Kristal, ashtu si çdo universitet apo biznes tjetër, është përballur dhe është ndeshur me shumë vështirësi, që është mëse normale për rrugën e gjatë që ka nisur duke ushtruar njëkohësisht një biznes. Por, ekzaktësisht dhe realisht, është më me pak shqetësime, probleme dhe fenomene se homologët e tij, qofshin këta publikë apo jo publikë. Vështirësi dhe fenomene këto, që ekzistojnë tek homologët e tjerë, të cilët nuk kanë të bëjnë thjeshtë me mundësitë që të ofrojnë të ashtuquajturat shkolla apo edhe Universitete, por me humbjen e mundësisë, shpresës dhe dëshirës, pse jo dhe më keq më fashitjen përfundimtare të ëndrrave dhe pikësynimeve. Ky, është një fakt dhe mundësi e madhe për të gjithë ata që duan të vazhdojnë shkollën e lartë, apo dëshirojnë të bëhen pjesë e shkencës dhe e evoluimit shkencor në Shqipëri, të cilët kur gjenden përballë fakteve dhe zhgënjimeve që vijnë nga mundësitë e shumta që të ofrojnë shkollat e larta në Shqipëri, duke u nisur thjesht nga emri, propaganda e publiciteti. Ky është një bumerang, që nesër të mos mjaftohemi thjeshtë me një pishmanllëk, me një zhgënjim, por do të përballemi me pamundësinë për të ardhmen e jetës tonë, pa llogaritur koston e madhe ekonomike, koston morale, kohore, shokimin psikologjik, që mund të pësojnë jo vetëm studentët por edhe  prindërit e tyre nesër.

Universiteti Kristal, jo vetëm që nuk i njeh këto probleme e vështirësi, por iu ofron mundësi, iu jep studentëve dhe prindërve që sakrifikojnë aq shumë për fëmijët, shansin dhe garancinë e sigurt për të nesërmen,  për të arrirë atë që dëshirojnë e kanë pikësynim për jetën dhe të ardhmen e tyre. Këtë nuk e themi thjeshtë se kemi dëshirë, kemi mik e ndonjë detyrim ndaj Ahmet Muçit, apo nuk na pëlqejnë shkollat e tjera të larta edhe pse bëjnë konkurrencë mediatike, por për të qenë të sinqertë, faktet, arsyet e këtij konkluzioni janë aq të forta, sa dhe po të duam të kundërtën, është e pa mundur ta bëjmë.

Kur themi një sistem i tërë dhe i plotë arsimor, mbi të gjitha jam i ndërgjegjshëm se nuk e teproj por ende mbaj rezerva. Por, e vërteta është e vërtetë dhe mund ta zbehësh, mund ta frenosh, por kurrsesi ta pengosh apo edhe ta mohosh atë. Institucioni arsimor Kristal, nuk lindi dhe nuk është si shumë shkolla të larta jo publike në Shqipëri, të cilat lindën si kërpudhat mbas shiut, me idenë se: O burra se u bë deti kos dhe pse të mos marrim edhe ne një lugë. Institucioni arsimor Kristal, hodhi themelet e tij, atëherë kur edhe vete shteti nuk besonte se do të kishte biznesmenë apo individë privat, që të kishte motiv e të besonte në mundësinë e një biznesi të tillë. Sot, Kristali po i afrohet dekadës së dyte, që ka hedhur jo thjesht idenë, por themelet e Institucionit Arsimor jo publik ne Shqipëri,  i cili investon me strategji,  vizion të qartë, për më të mirën e mundëshme në arsimin Shqiptar. Universiteti Kristal, nuk është si shumë shkolla të tjera të larta, që më shumë janë pjesë e propagandave mediatike dhe publicistikës, që e kanë ndërtuar strategjinë e tyre jo mbi konkurrencën e ndershme, por mbi intriga, mbi ishallat, për ndonjë fatkeqësi apo prishje raportesh politike…

Kristali nuk e nisi funksionimin e institucionit arsimor privat si homologët e tjerë nga degët, apo në momentin e frytit të këtij biznesi me emrin universitet. Por, ai e nisi nga rrënjët, duke i ushqyer për të rritur filiza të shëndetshëm, e më pas zhvilloi trungun, degët, drejt konsolidimit të një peme të shëndoshë arsimore…  Ai, është një sistem elitar arsimor, që fillon me elementët para shkollorë, atë të ciklit të ulët, duke vazhduar me atë të mesëm, shkollën e lartë bachelor dhe masterat përkatës, pa përjashtuar as edhe një cikël, duke synuar drejt perfeksionimit dhe finalizimit akademik.

Një investim i tillë tregon se nuk mund të arrish synimet, nëse nuk ke ide, je pa strategji të qartë, pa një motiv të madh, pa një menaxhim serioz, apo të kesh frikë nga sfidat…

Ky universitet nuk mund të mburret dhe të jetë elitar, vetëm me konfigurimin e tij apo me lashtësinë e tij, por mbi të gjitha ai ka të gjithë elementët që mund të ketë një sistem arsimor.  Ai nuk ka një apartament dy dhoma e kuzhinë, në një pallat diku në qendër apo në cep të Tiranës, ku të duhet të pyesësh jo pak, por mbi njëqind veta ta gjesh… UK, ka një kompleks korpusesh universitare, aq sa brenda tij, mund të mbledhësh thuajse më shumë se gjysmën e shkollave të larta jo publike të Tiranës. Këto korpuse universitare, me një emër tashmë të afirmuar dhe magjik KRISTAL, të krijojnë të gjitha hapësirat e nevojshme për të ushtruar e realizuar misionin e madhërishëm dhe fisnik të mësimdhënies, të jep të gjithë mundësinë ku të konceptosh nga ana juridike dhe institucionale, të mendosh dhe të kuptosh çdo të thotë Shkollë e lartë dhe Universitet… Kristali, me këtë infrastrukturë dhe me këto korpuse, as duhet  krahasuar me shumë shkolla të tjera të larta, qofshin këto publike apo private, në të cilat leksionet jepen në salla e ambiente, ku nuk merr vesh se çfarë bëhet dhe të krijojnë përshtypjen e kafeneve të mëngjesit…

Në këtë Universitet, gjithnjë pa ju ndarë elementit prioritetit të logjistikës, një nga elementët e të qenurit Institut Arsimor, është infrastruktura. Leksionet dhe literatura, seminaret dhe praktikat laboratorike, realizohen e konkretizohen në ambientet dhe laboratorët e këtij Universiteti, të cilat zor se do i gjesh edhe në Universitete me emër dhe përvojë në shumë vende të botës… Këtu, nuk do gjesh thjeshtë klasa apo laboratorë, për të justifikuar me ndërhyrjet e mëdha të miqve për të marrë akreditimin, por laboratorë, salla leksionesh e seminaresh, ambiente te tjera edukimi e argëtimi, që vërtetë të imponojnë të studiosh dhe të bësh shkencë… Në shumë universitete, për nevojat personale, duhet të kërkosh në ndonjë lokal apo pikë karburanti afër, ndërsa zyra për administratën vështirë se do gjesh, kurse për zyra apo salla pedagogësh as që behët fjalë… UK krijon kushtet model për çdo punonjës e pedagogë, duke iu dhënë të gjithë kredibilitetin dhe rëndësinë, për të vlerësuar e respekt

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›