Decentralizimi si mjet integrimi

Qeveria e Kosoves dhe Zyra Civile Nderkombetare ia kane vene vetes prioritet qe ne javet dhe muajt e ardhshem bashkepunimin e tyre ta perqendrojne ne fuqizimin e komunave te reja qe kane dale nga procesi i decentralizimit ne Kosove dhe krijimin e komunes se re te Mitrovices Veriore.Ne takimin e radhes te Grupit Nderministror per Decentralizim udheheqesit e ketyre institucioneve thane se sfida dhe prioriteti kryesor mbetet krijimi i parakushteve per mbajtjen e sic u tha suksesshme te zgjedhjeve edhe ne pjesen veriore te vendit.Shefi i Zyres Civile Nderkombetare Peter Faith tha se vemendja e mekanizmave pergjegjes duhet te jete zbatimi i decentralizmit ne veri te Kosoves gje qe sipas tij duhet te behet vetem bazuar ne Planin Ahtisari.Plani gjitheperfshires per statusin e Kosoves Plani Ahtisari eshte baza me e mire per situaten ne veri. Andaj perpjekjet duhet te perqendrohen ne zbatimin e dispozitave te Planit Ahtisari duke pasur parasysh qe ky plan parasheh te drejta me te gjera autonome per komunitetin serb ashtu sic eshte arritur pajtim me Qeverine e Kosoves - u shpreh Faith.
Ai tha se ne takimet e fundit qe ka pasur me serbet lokale te veriut te Mitrovices ka verejtur nje interesim te shtuar per te bashkepunuar me Prishtinen zyrtare dhe njekohesisht nje sic e cilesoi ai frustrim lidhur me sherbimet e strukturave paralele serbe.Kjo gjendje sipas Faithit eshte nje mundesi e mire per autoritetet vendore e nderkombetare per te depertuar te banoret serbe te veriut dhe per ti bindur ata qe tiu drejtohen institucioneve kosovare.Rendesia qe decentralizimi te zbatohet ne tere territorin e Kosoves u theksua edhe nga zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci. Ai tha se zgjedhja e organizmave te ri udheheqes ne komunat e reja me shumice serbe si Parteshi Gracanica Ranillugu Novoberda dhe Kllokoti duhet te merret si shembull edhe per veriun.Procesi i decentralizimit ka afate kohore ka zotimin tone ka te parapare shtrirjen gjeografike dhe ai duhet te jete i plote ngase moszbatimi i tij ne plotesi krijon mundesi per stagnim dhe mundesi per reagime te paparapara. Shembulli i suksesit ne komunat e themeluara deri me tani duhet te jete nje shembull i mire edhe per pjeset e tjera ku ende nuk eshte krijuar procesi i decentralizmit - u shpreh Kuci. Udheheqesit e komunave te reja me shumice serbe te dale nga zgjedhjet lokale te Kosoves i dhane radios Evropa e Lire nje pasqyre per ndryshimet qe kane pesuar komunat e tyre pas zbatimit te procesit te decentralizimit.Kreu i komunes se Gracanices Bojan Stojanovic tha se mund te verehen ndryshime pozitive.
Ata qe vijne ne Gracanice dhe shohin ambientin takohen me administraten shohin se jane vendosur mekanizma qe do te merren me problemet e jetes se perditshme dhe qe ne menyre sistematike mundohen per mbrojtjen e interesave te njeriut te rendomte - tha Stojanovic.Ndryshime pozitive sipas kreut te komunes se Kllokotit Sasha Mirkovic kane ndodhur edhe ne Kllokot.Duhet te jem real jeta ka ndryshuar ne cdo pikepamje duke filluar nga zvogelimi i numrit te te papuneve ndertimi i infrastruktures etj. Pritet qe edhe me tutje te kete permiresim - tha Mirkovic.Mirepo kryetari i komunes se Rranillugut Gradimir Mikic theksoi nevojen per angazhime te metejme ne menyre qe qytetareve te komunes tu permiresohet jeta e perditshme.Ende jemi larg asaj qe nevojitet ne te vertete. Pritjet e qytetareve jane qe te sigurohet ekzistenca. Prioritet mbi prioritetet eshte qe njerezit permes punes se tyre te sigurojne ekzistencen per vete dhe familjet e tyre. Ne po punojme ne kete drejtim - theksoi Mikic.Qeveria e Kosoves kohe me pare ka ndare nje shume prej 18 milione eurosh per te gjitha komunat e reja ne Kosove prej te cilave 10 milione planifikon ti investoje ne jug dhe ne veri te lumit Iber ne Mitrovice. Shuma fillestare prej 400 mije eurosh e fondit per veriun thuhet se do te shpenzohet brenda ketij viti fiskal.Nderkohe deri ne fund te muajit tetor pritet ti perfundoje pergatitjet teknike edhe ekipi pergatitor per krijimin e komunes se re te Mitrovices Veriore.
Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal Sadri Ferati shprehu vendosmerine e institucioneve kosovare per zbatimin e decentralizmit ne veri.Ai tha se institucionet pergjegjese do te jene sic u shpreh kritike ndaj veprimeve te strukturave te ndryshme qe synojne te minojne perpjekjet ne drejtim te permiresimit te situates ne veri.Nuk do te lejojme qe ne ate pjese te instalohet ndonje opsion i cili do te frenoje zhvillimin e shoqerise kosovare i cili do te frenoje zhvillimin e shtetit te Kosoves institucionet e Kosoves dhe interesin e qytetareve te Kosoves - tha Ferati.Ceshtjet qe kane te bejne me permiresimin e qytetareve te Kosoves sipas kreut te ICO-se Faith duhet te jene ne qender te dialogut ne mes te Prishtines dhe Beogradit zyrtar. Faith hodhi poshte idete qe ne kuader te ketyre bisedimeve te bisedohet per statusin e Kosoves apo ndarjen e veriut.Keto diskutime nuk do te duhej te beheshin per statusin e Kosoves sepse statusi eshte zgjidhur. Keto diskutime nuk duhet as te cojne ne ndarjen e veriut - theksoi diplomati holandez.