Tritan Shehu: Levizja revolucionare e Rames deshtoi me sukses Bisedoi: Jakin Marena
Ish-zv.kryeministri dhe Minister i Jashtem, deputeti aktual Tritan Shehu, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" tha se strategjia e opozites, e transformuar ne nje levizje revolucionare, per te perseritur permbysjen e vitit 1997, ka deshtuar. Nderkohe qe ai nuk ka munguar te shprehet se opozita, megjithese eshte kthyer ne Kuvend, duket e vendosur qe te anashkaloje dhe te refuzoje ligje te rendesishme per integrimin e vendit, dhe qe duan dhe voten e cilesuar te deputeteve opozitare. Njeheresh Shehu ka vene ne dukje dhe arritjet e kesaj mazhorance, mes te cilave rendit proceset integruese dhe liberalizimin e vizave. Teksa ka perjashtuar mundesine e hapjes se kutive te votimit dhe rinumerimin e fleteve te votimit, Shehu ka bere thirrje ne drejtim te opozites qe te zbatoje vendimet e institucioneve nderkombetare, dhe vecanerisht rezoluten e Asamblese Parlamentare te KiE per transparencen e zgjedhjeve permes kqyerjes se materialeve zgjedhore. Ne lidhje me daten e zgjedhjeve vendore, deputeti demokrat kerkon zbatimin e Kushtetutes nga ana e Presidentit, nderkohe qe akuzon Ramen se kerkon fitoren ne tavoline. Ndersa ne lidhje me ligjin organik per Presidentin, Shehu shprehet se Kushtetuta e ka te qarte funksionimin e institucionit te Presidentit dhe mjafton zbatimi i saj. Ndersa per ndryshimet e ligjit te SHISH, ai eshte mjaftuar duke u shprehur se kreret e te gjitha institucioneve kane nje mandat te percaktuar qarte dhe nga ky rregull nuk ka pse te perjashtohet dhe sherbimi sekret.
Zoti Shehu, ju jeni deputet qe prej vitit 1991, pra me eksperience, si do t'i vleresoni punimet e Kuvendit ne kete vit te pare te kesaj legjislature?
Qe ne fillim deshiroj te them se klasifikimi im per punimet e Kuvendit ne kete vit te pare te kesaj legjislature me dy fjale eshte: Kuvendi ka zhvilluar nje aktivitet produktiv dhe pozitiv, ne kuadrin e veshtiresive artificiale te krijuara si pasoje e bojkotit, nje periudhe dhe te politikave destruktive, here te tjera, te ndjekura ne menyre konstante nga PS. E rendesishme eshte qe pavaresisht nga keto politika te opozites, qe ne te vertete kishin si qellim te preknin te gjithe jeten politike, sociale, ekonomike e integruese te vendit, puna e Kuvendit dhe e institucioneve te tjera qeverisese ka qene brenda kornizave te normalitetit dhe krejtesisht e dobishme per zhvillimet e vendit. E vetmja gje qe u prek ne Kuvend eshte miratimi i ligjeve me votim te cilesuar, gje kjo qe eshte kompensuar ne forma te tjera ligjore e organizative. Sidoqofte dhe kjo eshte nje pergjegjesi e plote politike e morale e opozites, e cila nuk ka arritur te luaje rolin e saj. Ne te vertete keshtu PS-ja, thelloi vetem krizen brenda saj, demtoi ne radhe te pare ate force politike, duke e ngurtesuar e duke i dhene aspektin e nje partie revolucionare-anarkiste. Pa dyshim qe ne disa plane kjo demton dhe imazhin tone ne teresi, por sidoqofte dua te them me siguri te plote, se kjo nuk ka demtuar linjat kryesore te zhvillimit tone te brendshem dhe atij integrues.
Pra ju thoni se ky ka qene nje vit i suksesshem per vendin?
Pa dyshim, jane vete indekset qe e thone kete gje. Maxhoranca e qeverisja e kane realizuar pozitivisht rolin e tyre. Une nuk dua te zgjatem duke i numeruat ato, se jane shume, por do t'i permbledh me dy fjale. Ne planin ekonomik dhe te nje krize globale, vendi yne nuk u perfshi direkt nga ajo. Kjo per shkak te politikave ekonomike stimuluese te ndertuara ne keto vite, politika qe ndertuan nje ekonomi reale, nje sistem financiar e bankar real. Nga ana tjeter ishin politikat financiare e fiskale te taksave te ulta, qendrimet per minimizimin e procedurave burokratike, lufta me korrupsionin, krimin etj, qe shtuan shume investimet ne Shqiperi, qofte te brendshme, qofte te huaja. Kjo eshte bere dhe ne nje kontekst te tere stabiliteti te brendshem, permiresimi infrastrukturash, imazhi pozitiv nderkombetar etj. Keshtu arritem te rrisim prodhimin, pagat, e pensionet, mos prekjen e shpenzimeve per politikat sociale ne teresi, etj. Vendi ka ecur shpejt drejt proceseve integruese, qofte per sa i perket liberalizimit te vizave, qofte dhe drejt integrimit direkt evropian. Keshtu mund te radhisesh shume fakte, qe tashme dihen. Pra ne pergjithesi zhvillimi i vendit ka qene ne sensin e duhur. Kjo nuk do te thote qe cdo gje eshte roze. Ne jemi akoma nje vend i varfer, me gjithe rritjet e vazhduara pozitive ekonomike, kemi nevoje per permiresime te medha te administrates e te shume sektoreve, etj. Kjo ben qe dhe objektivat tone te se ardhmes te jene shume ambicioze.
Dhe nderkaq opozita?
Opozita?! Fatkeqesisht ajo ka qene shume larg standardeve te kerkuara nga nje opozite normale. Opozita nuk ka arritur te transmetoje asgje interesante ne keto 12 muaj. Ajo ka ngelur per nje vit ne nje ngerc te brendshem, qe e ka vene ne nje pozite shume te veshtire ate vete. Une do te thoja ne nje pozite vete shkaterruese. Ne bote ka shembuj te tille, te qendrimeve politike te opozitave te ndryshme. Realisht ne Evrope keto i takojne disa dhjetera vite te shkuara dhe te gjitha kane perfunduar me deme te medha per ata qe i kane aplikuar. Keshtu, se pari dua te them se lidershipi i PS-se tregoi ne kete vit nje shterpesi te thelle idesh e strategjish politike. I vetmi objektiv i tij mbas zgjedhjeve, ishte rikonfirmimi i Kryetarit te saj dhe nje grupi perreth ne krye te partise. Ketu e kane burimin te gjitha gabimet e metejshme te PS-se. Ky qellim i formes absolute e detyroi ate lidership te ngurtesohej e te sakrifikonte per kete qellim jo vetem interesat e vendit, por dhe te asaj force politike. U lane menjane kapacitete me eksperience, duke u zevendesuar me "cirake", u sakrifikuan principet liberale, per t'u zevendesuar me politika totalisht autokratike, u shkallmuan strategjite demokratike per t'u zevendesuar me levizje revolucionare. Dhe kjo "filozofi e re" u tentua te transplantohej ne te gjithe jeten e vendit. Dhe pikerisht ne kete moment ndodhi deshtimi i madh i pare i kesaj strategjie. Dhe kjo ndodhi per merite te qendrimit te qarte, liberal, ne respekt te ligjeve te maxhorances, PD-se, Berishes, per racionalitetin e qendrimeve te komunitetit nderkombetar. Nje shkak i rendesishem i ketij deshtimi ishte dhe qendrimi i pergjegjshem i opinionit publik shqiptar ne teresi si dhe i simpatizanteve te PS-se, te cilet u distancuan me dinjitet nga "cadrat" dhe dhuna e rruges. Kjo tregoi se Shqiperia eshte pjekur dhe skenaret e vitit 1997 nuk mund te implementohen me te ne.
Po tashme, duket qe tendencat e PS-se jane perseri ne po ato linja?
Kjo eshte krejt e vertete. Linjat strategjike te PS-se kane perseri ne themel te njejten ide fikse, ate te nje pushteti autokratik e te padiskutueshem brenda saj. Dhe lidershipi i saj per te konservuar kete pushtet ka nevoje te konfirmohet si fitues ne zgjedhjet e ardhshme lokale te Tiranes. Kjo vecanerisht tani, mbas deshtimit te perpjekjeve per te permbysur rendin kushtetues si me vitin 1997, eshte me imperative per ata. Humbja ne Tirane do te ishte nje goditje e forte, jo vetem per zgjedhjet e ardhshme politike, por dhe per pushtetin e brendshem ne PS. Prandaj, une mendoj, se strategjia e tensionit e presionit do te vazhdoje te aplikohet nga PS-ja, deri ne vigjiljen e zgjedhjeve lokale. Pikerisht, kjo per te marre leshime ne tavoline. Ne nje fare menyre ata duan te riperserisin disa skema, qe perdoren para zgjedhjeve lokale te 4 viteve me perpara, apo para zgjedhjeve te 2009-es, kur arriten te imponojne kerkesen e tyre per Kodin Zgjedhor e ndryshimet kushtetuese. Pra tashme cdo veprim i tyre behet ne funksion te nje rezultati jo demokratik te zgjedhjeve lokale ne Tirane.
Dhe ju mendoni se do te arrijne ta marrin kete "dhurate", duke pasur parasysh se kemi perpara ndryshimet ne Kodin Zgjedhor?
Absolutisht jo. Kjo per disa arsye. Se pari jane dy gjera te ndryshme. Nje Kod Zgjedhor ndertohet mbi bazen e nje kompromisi politik midis maxhorances e opozites. PD dhe Berisha, vertete bene leshime te medha, por ato u bene ne menyre transparente, te deklaruara, brenda principeve demokratike, dhe per qellime madhore. Ndersa rezultati i zgjedhjeve lokale, ne Tirane apo kudo, nuk vendoset ne tavoline, ate e vendos elektorati me voten e tij. Kjo eshte diferenca midis demokracise dhe antidemokracise, qe kerkon te implementoje PS-ja. Antidemokracia ne Shqiperi nuk ka vend. Shqiperia eshte anetare e NATO-s, ajo ka mbyllur MSA-ne e po merr statusin e kandidatit me BE-ne. Ky eshte realiteti yne sot dhe kjo eshte kontradikta e madhe midis ketij realiteti dhe filozofise, qe dominon sot ne PS. Ajo filozofi, ashtu si dhe gjate ketyre 12 muajve, nuk mund t'i jape asaj tjeter arritje, pervec disfatave politike. Demokracia tashme te ne nuk mund te kthehet me mbrapa, qofte dhe nga veprimet revolucionare te PS-se. Nga ana tjeter une deshiroj te perfitoj nga rasti per te konfirmuar mendimin tim se keto zgjedhje lokale, ne Tirane apo ne shumice, do t'i fitoje PD-ja. Kjo nuk bazohet mbi deshira, por ne radhe te pare mbi arritjet tona reale. Nga ana tjeter nuk duhet te harrojme dhe efektet tejet negative qe ka pasur per vete PS-ja, politika absurde e lidershipit te saj. Megjithate kjo nuk do te thote aspak qe ne te "fleme mbi dafina", kjo do te thote qe ambienti eshte shume i favorshem per fitoren tone, fitore kjo e bazuar edhe mbi nje pune intensive, organizative, promocionale, etj, ne keto muaj.
PS deklaron se do te rifilloje protestat, duke kerkuar transparence te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit, perfshire ketu dhe fletet e votimit. Komenti juaj?
Une e thashe se PS-ja cdo gje e kondicionon ne radhe te pare me pushtetet e brendshme te saj. Dhe keto deklarata e qendrime lidhen pikerisht me kete. Ata kane frike nga pranimi i disfates se strategjise revolucionare, kane frike nga ballafaqimi demokratik ne zgjedhjet lokale, ne nje kohe kur jane shume me te pafuqishem sot, se para disa muajsh per te organizuar qofte dhe protestat. Kjo i con me tej, ne nje konfuzion politik te thelle, duke u perplasur dhe me institucionet nderkombetare si PE, KiE, qendrimet e qarta te Uashingtonit etj. Te them te drejten tashme politika e tyre ka humbur dhe boshtin revolucionar, duke u bere krejt kaotike dhe pa force vepruese. Ajo tashme mbeshtetet vetem ne objektivin per te ngritur sado pak tensionet politike ne vend. Kesaj i sherben dhe kerkesa e fundit, krejt absurde, e tyre per mbledhje te Parlamentit ne seance te jashtezakonshme. Po keshtu ne keto linja eshte dhe qendrimi i tyre per ceshtjen e kutive te votimit, komisionit hetimor, etj. Une dua te theksoj se keto kane qene e jane ceshtje shume te qarta e te thjeshta per t'u zgjidhur. Ligjet tona i percaktojne qartesisht procedurat e nevojshme parlamentare apo hetimore. Ne mbeshtetje te ketyre procedurave ligjore sot jane dhe rezolutat e PE-se apo Asamblese se KiE-se. Une nuk shikoj dhe nuk ka asnje rruge tjeter zgjidhje. Ne te vertete kete e ka shume te qarte dhe lidershipi i PS-se. Ceshtja qendron ne faktin e thjeshte se ata ne te vertete nuk duan asnje lloj "transparence"!!! Sic thashe me lart, qellimet e tyre ishin e jane krejt te tjera.
Presidenti, sipas Kushtetutes duhet te shpalle daten e zgjedhjeve vendore me 8 shtator. Mendoni se situata politike imponon nje fare hezitimi, pasi duhen konsultuar dhe palet?
Absolutisht po. Cdo gje ka afatet e veta ligjore, qe duhen respektuar me fanatizem. Jeta normale e vendit nuk mund te kondicionohet nga politikat e oshilacionet e PS-se. Institucionet te ne funksionojne normalisht. Tentativat e PS-se per te prekur kete stabilitet me "rrugen" deshtuan teresisht, pra gjerat nuk mund te kondicionohen, pervecse nga Kushtetuta e ligjet. Dhe realisht keshtu ka ndodhur gjate gjithe ketij viti. Megjithate une mendoj se dhe vete PS-ja do te arrije te gjeje disa ekuilibra racionale te brendshem. Ajo qe ndodhi me hyrjen ne Parlament, eshte sinjal pozitiv dhe i rendesishem. Shpresoj qe ky proces i brendshem "sherimi" do te vazhdoje ne rrugen e duhur, dhe nuk mund te ndodhe ndryshe sot ne Shqiperi.
Po ne lidhje me Ligjin Integral per Presidentin, si dhe per kondicionimin qe PS-ja i bene atij me nje ligj per Kuvendin, cfare mund te thoni?
Idete per permiresime ligjore, qofte dhe qe kane lidhje me Presidentin, jane ide qe qarkullojne pa nderprerje, ne nje vend demokratik, sidomos me demokraci te re. Per sa i perket pyetjes tuaj, deshiroj te them qe cdo gje duket qe eshte ne kontekstin e kesaj forme te pergjithshme diskutimi. Megjithate dua te theksoje se aktualisht elementet kryesore funksionale te Presidentit jane te fiksuara qarte ne Kushtetuten tone. Sidoqofte mund te kete ceshtje, qe lidhen me veprimtarine e Institucioneve tona, qe mund te permiresohen gradualisht, kjo eshte pjese e zhvillimit. Ndersa faktin qe PS deshiron te involvohet ne nisma te tilla ligjore, une e konsideroj si nje sinjal pozitiv, per vete zhvillimet e brendshme te asaj partie. Kondicionimet me duken jo produktive ne teresi. Per sa i takon Kuvendit, ai funksionon mbi nje baze Kushtetuese dhe mbi nje baze tjeter ligjore, ku rendesi te madhe ka ligji per rregulloren e tij.
Ju permendet Institucionet, c'mund te na thoni per debatet per ligjin e SHISH ?
Une nuk shoh asgje te jashtezakonshme me ecurine ne Kuvend te atij ligji. Shume nga ligjet, qe ne kemi miratuar jane diskutuar, ridiskutuar e konsultuar gjate. Kjo eshte detyra e Parlamentit te cdo vendi. Mund te kete dhe opinione te ndryshme per nene te vecanta. Kjo tregon qe demokracia funksionon e Parlamenti luan rolin e tij. Me vjen keq kur degjoj interpretime e spekulime krejtesisht jashte realitetit disa here. Sidoqofte duke perfituar nga pyetja juaj deshiroje te shpreh dhe nje here mendimin tim. Berisha ka qene shume i qarte kur ka theksuar se qellimi i vetem i Qeverise eshte te percaktoje afatet kohore per te gjithe drejtuesit e institucioneve kushtetuese ne vend por dhe te institucioneve normale. Kete e ka konfirmuar dhe z.Meta. Dhe kjo eshte e drejte. Praktikat e vendeve te tjera jane te ndryshme ne kete pike, duke qene te gjitha demokratike. Pra nuk kemi aspak te bejme me ngjyrimet, qe opozita deshiron t'i jape kesaj ceshtje. Nga ana tjeter marredheniet tona me NATO-n, meqenese eshte folur per kete ceshtje, jane shume te mira. Per ne NATO, miqesia me vendet anetare, jane thelbesore dhe ne kete e demonstrojme cdo dite me fakte. Ne jemi nje anetare aktiv i kesaj organizate dhe mendoj se gabohet rende kur kerkohet te hidhen dyshime mbi kete gje. Kjo nuk i sherben as vendit e as opozites vete, e cila i ka te gjithe te drejtat te jete apo mos jete dakord me nje ligj, apo pjese te tij, si eshte vepruar rendom.