E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Investuam ne turizem, pesefishin e PS Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha inauguron rruget ne zonat turistike te vendit, duke kritikuar opoziten se ne tete vite ne pushtet nuk mundi te beje asgje. Gjate vizites se tij ne fshatrat e bregut te Jonit, kreu i qeverise nga Vunoi akuzoi opoziten se ne te shkuaren nuk investoi per infrastrukturen, ne menyre te vecante ne ate te zonave turistike. "Ky fshat ka pasur ne te shkuaren tre anetare te Byrose Politike, niperit e tyre sot qeverisin Partine Socialiste. Absolutisht, nuk i asfaltuan atij nje kilometer rruge dhe e lane pa uje 50 vjet. Per pushime vinin, por vinin ne luksin e tyre dhe nuk mendonin aspak per bashkefshataret e tyre te mrekullueshem, te cilet meritonin te gjithe infrastrukturen. Kjo eshte e verteta", tha Berisha. Sipas kryeministrit, ne kete zone eshte ndertuar dhe u investua vetem gjate ketyre viteve, dhe socialistet vijojne te mohojne ndryshimet. "Ne po investojme ne kete bashki gjeresisht, ne menyre qe te harmonizohet bukuria natyrore perrallore, shpirti fisnik dhe punetor i ketyre njerezve, me infrastrukturen evropiane qe keta meritojne", vijoi kryeministri. Berisha shtoi se po te kthehemi pak vite me pare, ne kete zone nuk eshte ndertuar asgje. Sipas tij, asnje investim nuk eshte bere per turizmin dhe shfrytezimin e zones se mrekullueshme, duke bere qe njerezit te emigrojne. "Shume bij dhe vajzat tuaja punojne sot, ne Greqi apo vende te tjera. Une ju garantoj se do te jete e afert dita, kur ata do te kthehen ne keto fshatra dhe te punesojne nje pjese te atyre, me te cilet punojne ne Greqi dhe kudo. Turizmi eshte nje nga deget me kryesore. Sot, serish ai eshte ne hapat e tij fillestare. Ne keto 5 vite, turizmi eshte dhjetefishuar dhe dhjetera here me shume do te rritet ne vitet qe vijne", theksoi Kryeministri, duke shtuar se eshte ne detyren e qeverise, te beje gjithcka per t'ua lehtesuar dhe zbukuruar pushimet atyre qe vijne tek ne dhe vendosin te gezojne pushimin vjetor ne Shqiperi. Berisha shtoi se kabineti qe ai drejton po ben investime te medha. Me pas, Kryeministri u ndal ne Livadhe, ku inauguroi rrugen qe te con ne kete plazh. Ne pershendetjen drejtuat banoreve, por edhe vizitoreve qe kishin zgjedhur kete plazh per te pushuar, Kryeministri Berisha tha se keto akse rrugore, ndryshojne ne menyre rrenjesore infrastrukturen e dy zonave, nder me te bukurat e bregdetit shqiptar, Vunoit dhe plazhit te Livadhes, nje nga plazhet me mahnitese te vendit. "Investimet ne kete fshat nuk kufizohen vetem ne rrugen, por eshte investuar edhe ne ujesjelles dhe me nje modifikim te ri te projektit, te tre lagjet e tij do te marrin uje 24 ore, investohet ne sheshin dhe ne te gjithe infrastrukturen e ketij fshati. Vjet, ne inauguruam fillimin e rruges, sivjet inaugurojme perfundimin e saj, pra, inaugurojme ndryshimin", tha Berisha.

"Milo te marre Ramen ne Palase, per perurimet"
Kryeministri Berisha nuk ka munguar te sulmoje opoziten, dhe njeheresh ta ftoje ate per te qene pjese e perurimeve ne kete zone turistike. Madje ka perdorur dhe birin e kesaj zone, kreun e PDS, Milo per te "legjitimuar" thirrjen ne drejtim te kreut socialist Rama. "Duke ardhur ketu, me lindi ideja qe rrugen e Palases, zoti Bollano ta inaugurosh me zotin Paskal Milo. Zoti Milo te marre lidershipin e opozites e ta sjelle ne Palase, te vije ne Vuno te shohe edhe dajot e tij, se 8 vjet nuk levizen as 8 gure dhe tani, nga mengjesi deri ne darke, mohojne, mohojne dhe vetem mohojne. Pasi te kthehen nga Makao dhe Los Anxhelos, pasi i kane shume qejf kazinote, te zbresin ne Palase, edhe pse nuk ka kazino, por ka rruge shume te bukur dhe nje nga peizazhet me te bukura te Evropes", akuzoi Berisha, duke garantuar se do te vijoje investimet ne kete zone dhe ne tere bregdetin shqiptar. Pushimet e kryeministrit Sali Berisha ne jug te vendit, po behen cdo dite ne mes te inaugurimeve te ndryshme ne kete zone. Kreu i qeverise, inauguroi dje perfundimin e dy rrugeve qe zbresin ne bregdet, rrugen e plazhit te Jalit dhe ate te Livadhes ne Himare. Ndertimi i ketyre rrugeve eshte nje investim i buxhetit te shtetit me vlere rreth 300 milion leke, qe e ka bere teper te lehte arritjen e ketyre plazheve dhe ka nxjerre edhe me ne pah bukurine natyrore te ketyre zonave. Fillimisht, Kryeministri u ndal ne fshatin Vuno, ku inauguroi rrugen ne Jal. Duke e konsideruar nje nga rruget me te bukura qe lidh fshatin Vuno me rrugen kombetare, investim prej 210 milion leke, Kryeministri tha se Vunoi eshte nje fshat me potencial te madh turistik, ne te cilin qeveria ka investuar per permiresimin e infrastruktures ne shume drejtime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›