E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Cmimi i bukes dhe ujit po "ha" pagat e pensionet Qamil Xhani

Rritja e cmimeve te produkteve te tregut ushqimor eshte cilesuar nga Partia Socialiste si pasoje e keqqeverisjes dhe krijimit te monopoleve ne tregun vendas. Deputeti i PS-se, Ilir Beqja u shpreh dje se pavaresisht nga shifrat e institucioneve zyrtare, qytetaret shqiptare jetojne me keq sesa nje vit me pare. Sipas tij frutat jane shtrenjtuar me 10 %, perimet, 11 %, sheqeri dhe nenprodukte te tij, 12 %, energjia elektrike, 13 %, uji i pijshem, 26 %. sherbimet spitalore, 13 % dhe sherbimet, paramjekesore dhe dentare jane shtrenjtuar, 52 %. "Keto te dhena jane prova me e qarte se shqiptaret qe jane ne pune apo marrin perfitime sociale jetojne me keq se nje vit me pare", u shpreh deputeti i PS-se, Beqja. Ai ka shtuar se me rritjen e cmimeve per 100 mije familjet qe kane humbur vendet e punes jetesa behet e pamundur. Beqja ka theksuar se situata ekonomike nuk duket e mire dhe per ditet ne vijim "Por ne jemi thellesisht te shqetesuar edhe per shtrenjtimin e afert te jeteses", u shpreh ai. Beqja eshte ndalur dhe ne rritjen e cmimit te bukes, rritje qe sipas tij vjen si pasoje e monopoleve te krijuara nga qeveria. "Buka po shtrenjtohet dite pas dite, nderkohe qe tregu i grurit dhe miellit kontrollohet nga monopolet e lidhura me qeverine. Ne kete konkluzion ka arritur prej nje viti Autoriteti i Konkurrences", u shpreh Beqja. Nga ana tjeter deputeti i PS-se eshte ndalur dhe ne problemet me evidentete, gjate muajit te veres qe ka te beje me ujin e pijshem dhe rritjen e cmimit te tij. "Prej ditesh ne shume qytete te vendit mungon uji i pijshem, ndersa qytetaret jane te detyruar te blejne me leke edhe ujin e pijshem", u shpreh Beqja. Sipas tij kjo situate vjen si pasoje e takses qe ka vendosur qeveria per ambalazhet e produkte te lengjeve. "Prodhues serioze njoftojne se jane detyruar te shtrenjtojne ujin e pijshem, lengjet e frutave, etj sepse ka hyre ne fuqi rritja e taksave per ambalazhet plastike", u shpreh deputeti i PS-se. Ne vleresimin e opozites situata ekonomike ne vend nuk pritet te permiresohet gjate muajve ne vijim. Sipas deputetit Beqja pritet qe te dyfishohet dhe cmimi i sherbimit te telefonise fikse. Sipas tij nje rritje e tille do te vije, "sepse keshtu ka vendosur Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare". Beqja u shpreh se probleme jane verejtur dhe ne kapacitet paguese te qeverise. Sipas tij ende nuk eshte dhene paga e buxhetoreve qe qeveria ua ka premtuar ne korrik. Sipas Beqjas me rritjen e cmimeve ekonomike ka dale e pavlefshme dhe rritja e pensioneve. "Pensionisteve, pa kaluar as 5 jave nga vendimet e qeverise, shtesen qesharake mujore do t'ua "haje" shtrenjtimi i bukes, i ujit te pijshem dhe dyfishimi i faturave te telefonit", u shpreh Beqja.

INSTAT
Deputeti i PS-se, Ilir Beqja u shpreh dje se te dhenat e Institutit te Statistikave jane te manipuluara. Ai u shpreh se inflacioni mesatar ne 7 muajt e pare eshte 3,7 %. "Por edhe te dhenat zyrtare, sado qe manipulohen nga Instituti i Statistikave te Sali Berishes, nuk e fshehin dot te verteten e shtrenjtimit te jeteses per shqiptaret. Te dhenat zyrtare raportojne se disa zera te rendesishem jetese jane shtrenjtuar me dy shifra krahasuar me nje vit me pare", u shpreh Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›