Deda: E kam shkruar gabim në deklaratë, mora 8 mijë euro borxh

Etleva Deda
Gjyqtarja e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Etleva Deda, reagon pas publikimit në gazetën “Panorama” të deklaratës së saj të pasurisë për vitin 2011. Në atë deklaratë të publikuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive thuhej se ajo kishte marrë një borxh në shumën prej 800 mijë eurosh. “E kam shkruar gabim në deklaratën e pasurisë, është lapsus nga ana ime, pasi në të vërtetë kam marrë 8 mijë euro hua dhe jo 800 mijë euro siç e kam shkruar në deklaratën që kam dorëzuar….
(Lajmin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)