E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Shqipëria do e marrë statusin kur të plotësojë të 12 kriteret

Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, duke folur në një intervistë për EurActiv, është ndaluar edhe tek Shqipëria. Ai ka thënë se vendi ynë do e marrë statusin e vendit kandidat për në BE vetëm nëse plotëson të 12 kriteret e vendosura nga ana e Brukselit.

Shqipëria ka marrë një listë të 12 prioriteteve kyçe mbi të cilat duhej të punonte vitin e kaluar. Këtë pranverë ne kemi përcaktuar së bashku me qeverinë shqiptare një listë të masave specifike që janë të rëndësishme për tu marrë. Pasi ato të jenë dorëzuar, Komisioni do të jetë në gjendje të rekomandojë dhënien e statusit kandidat për vendin. Më pas, do të ishte e mjaftueshme të përcaktohen detyrat e mbetura dhe rruga drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësimin do të bëhet më e shkurtër, është shprehur Fyle.

Qeveria shqiptare duket se i ka lënë mënjanë disa prej 12 prioriteteve dhe javët e fundit është përfshirë vetëm në një fushatë të ethshme për heqjen e imunitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›