E Diel, 1 Nëntor 2026

Deda: Në bisedime as Kosova e as Serbia nuk fitojnë

Drejtori i Institutit Kosovar për Hulumtime Politike dhe Zhvillim KIPRED, Ilir Deda, ka thënë se në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë fitues dhe të dyja palët do të detyrohen të bëjnë kompromise.

“As Kosova, as Serbia nuk do të fitojnë. Veriu do të mbetet në Kosovë, kurse për kundërshpërblim, do të formojë Asociacionin e komunave serbe me kompetenca më të buta apo pak më të forta. Disa sigurisht se do të mllefosen, e disa do të jenë të lumtur që më në fund u zgjidh problemi dhe që të gjithë t’i kthehemi jetës zhvillimit të shoqërisë”, ka thënë Deda për gazetën Danas.

I pyetur nëse Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e Hashim Thaçit do të ketë fuqi të zbatojë marrëveshjet, Deda ka thënë se Qeveria e Kosovës është e varur nga përkrahja ndërkombëtare, prandaj do të zbatojë gjithçka që duhet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›