E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deda:Nikoliç do vazhdojë politikën e Tadiçit ndaj Kosovës

Analisti politik Ilir Deda, vlerëson se zgjedhja e Tomislav Nikoliçit si president i Serbisë nuk do të ketë asnjë ndikim në pozicionin e këtij shteti ndaj Kosovës. Ai tha se qëndrimet e Nikoliçit nuk ndryshojnë shumë nga ato që kishte ish-presidenti Boris Tadiç.
 

"Sipas mendimit tim, politika e Partisë Demokratike dhe Partisë Përparimtare Serbe lidhur me Kosovën në fakt ndryshojnë vetëm në nuanca", ka thënë Deda për gazetën "Dnevnik" të Novi Sadit, transmeton B92.
 

Ai tha se politika e Serbisë ndaj Kosovës varet vetëm nga Qeveria dhe kryeministri, duke thënë se nuk është realiste të pritet se qeveria e ardhshme serbe do të devijojë nga rruga e integrimit evropian.
 

Sipas tij, ata që mbrojnë idenë për ndarjen e Kosovës, në fakt e çojnë rajonin në një fazë të re të destabilizimit, me mundësinë e shpërthimit të konflikteve të reja. “Një qëndrim i tillë eventual, më së shumti do ta dëmtojë vetë Serbinë dhe popullin serb në Ballkan", tha Deda.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›