Kosovë, KQZ: Agim Aliu, kryetar i ri i Ferizajt

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu është kryetari i ri i komunës së Ferizajt. Në balotazhin që u zhvillua dje, Aliu, ka marrë 57. 59 për qind të votave, ndërsa Adem Salihaj i LDK-së, ka marrë 42.41.
Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Kosovës Valdete Daka ka dhënë dje rezultatet paraprake të balotazhit për kryetar komune të Ferizajt duke shpallur edhe fitues kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu.
Pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e ulët sesa në garën parë për kryetarin e komunës së Ferizajt. Sot në votime kanë marrë pjesë 27.49 për qind e votuesve të regjistruar në komunën e Ferizajt. Pjesëmarrja në raundin e parë ishte 31 për qind.