Greqia kritikon shefen e FMN-së

Partitë politike në Greqi kanë kritikuar shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Legarde, e cila ka thënë se grekët “po i shmangen pagesës së taksave”.
Udhëheqësi socialist, Evangelos Venizelos, ka thënë se Legarde “ka fyer popullin grek”.
Ndonëse janë ta papërballueshme, punëtorët grekë paguajnë taksat, ka thënë në anën tjetër lideri i krahut të majtë, Aleksis Tsipras.
Në intervistën dhënë gazetës britanike “The Guardian”, Legarde ka thënë se “kultura e shmangies së taksave në Greqi është faktori kryesor i vështirësive financiare të vendit”.
Ekonomia greke po mbahet nga kreditë që i ka ofruar Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Si kusht për marrjen e tyre, Greqia duhet të zbatojë një sërë masash të ashpra kursimi.
Kohët e fundit, janë rritur gjithnjë e më shumë spekulimet se Greqia mund të përfundojë me largimin e saj nga Eurozona.