E Diel, 1 Nëntor 2026

SKAN TV televizioni me i mire lokal

SCAN TV merr cmimin per televizionin me te mire lokal. Ky eshte cmimi i pare qe i jep KKRT per kete vit botes mediatike elektronike te cilen ky institucion e monitoron ne baze te ligjit per KKRT-ne. Kryetarja e Keshillit Kombetar te Radio Televizioneve Endira Bushati ka dorezuar cmimin e televizionit ne kuader te ceremonise se ndarjes se cmimeve vjetore te radio televizioneve nga Akademia e Vleresimit Vjetor Radioteleviziv qe u mbajt ne Tirane. Ky cmim eshte per kontributin shume te vlefshem qe japin tv lokale ne informimin e opinionit publik dhe formimeve te qendrimeve te ndryshme profesionale tha Bushati. Ajo shtoi se KKRT ka treguar gjithmone nje perkujdesje tolerante ndaj tv lokale dhe ato kabllore vecanerisht neper rrethe si nje shenje e perkrahjes ndaj mediave si pushteti katert dhe qe rritja e standardeve te tyre eshte nje kusht per integrimin europian te vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›