E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon perseri Matura

/ /

Per here te pare qe prej aplikimit te matures hiqet sezoni i vjeshtes. Pra kush nuk merr nje nga provimet e Matures Shteterore do ti duhet te prese vitin e ardhshem per ti ridhene. Rrjedhimisht maturantet humbasin shansin per te konkurruar ne universitet. Nderkaq sic eshte bere publike tashme pervec provimeve te detyruara maturantet duhet te japin edhe provimet me zgjedhje perpara se te marrin diplomen e pjekurise. Fakti qe tashme 4 provimet do te jene pjese e diplomes na con ne hapin tjeter qe provimi i matures qofte i detyruar apo me zgjedhje ne rastin kur nuk eshte kaluar me sukses vitin e pare mund te perseritet nje vit me vone tha Myqerem Tafaj minister i Arsimit. Sipas tij tashme maturantet do te kene me pak kohe ne dispozicion per tiu pergjigjur pyetjeve ne provim. Ne kemi vendosur qe per maturen e vitit 2011 koha e provimit per lende te detyruara te jete nje ore e gjysme dhe koha e provimit per lendet me zgjedhje te jete tre ore tha ai. Sipas tij vitin qe vjen do te shtohet numri i qendrave te vleresimit nderkohe qe eshte persosur sistemi i keshillimit te karrieres. Vetem pak jave me pare qeveria miratoi vendimin ku percaktohej si kusht dhenia e provimeve me zgjedhje. Arsimi i mesem quhet i perfunduar kur nxenesi arrin rezultate kaluese ne provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Ne perfundim te provimeve te detyruara dhe te atyre me zgjedhje te Matures Shteterore nxenesi pajiset me diplome te Matures Shteterore. Provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje te Matures Shteterore zhvillohen ne perfundim te vitit shkollor ne nje sesion te vetem thuhet ne vendimin e qeverise. Gjithashtu qeveria ka vendosur qe rregulli i ri te aplikohet edhe per te gjitha ato kategori nxenesish te cilet perjashtoheshin nga dhenia e provimeve me zgjedhje. Tashme do te plotesojne te njejtat kushte edhe ata maturante qe do te konkurrojne ne Universitetin e Sporteve Akademine e Arteve dhe ne Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve ne Universitetin Luigj Gurakuqi Shkoder. Per ta nuk do te zbatohet me rregulli i pranimit me konkurs te organizuar nga institucioni publik i arsimit te larte perkates.

Ndryshimet

. Hiqet sezoni i vjeshtes per provimet e matures

. Provimet me zgjedhje
tashme kusht per te gjithe

. Kush ngel ne nje prej kater provimeve humbet maturen

. Shtohet numri i qendrave te vleresimit

Zirina Llambro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›