E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi kërkon revanshin në javën e 16-të me Boltonin

Londër - Skuadra e Çelsit do të kërkojë revanshin në ndeshjen e javës së 16-të me skuadrën e Boltonit. Blutë vijnë nga një humbje e dhimbshme me Arsenalin Brenda në “Stamford Brixh” 1-2, dhe objektivi i vetëm i tyre është fitorja në këtë javë.

Liverpuli do të kërkojë suksesin në transfertën e Blakburnit për të shlyer atë gjysmëhapi fals javën e shkuar me barazimin e fundit në shtëpi.

Mançester Junaited do të presë Sanderlendin në fushën e tij. Ndeshja parashikohet e lehtë në letër për vendasit, por skuadra e Sanderlandit është e vendosur për një rezultat të mirë për të shpëtuar "lëkurën" e saj.

Arsenali, pasi rigjeti vendin e katërt në renditje, kërkon të forcojë pozitat këtë javë në një takim kundër Uiganit. Nga ana tjetër Uigani ka zhvilluar një kampionat të pëlqyeshëm deri tani, duke grumbulluar 19 pikë në këto 15 javët e para.

Aston Vila do të luajë të dielën sfidën e saj me Evertonin në fushën e këtij të fundit. Takimi parashikohet mjaft interesant, pasi me një fitore skuadra e Evertonit do ta barazonte me pikë Aston Vilën.

Takimet e plota të kësaj jave dhe klasifikimin e skuadrave angleze, do t’i gjeni me një klikim tek sigla e Premier League në Homepage.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›