E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dedikim për Kosovën

Inva Mulen. suksesi e ndjek gjithmonë, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit. Kur bie fjala për të, të gjithë njëzëri themi se ajo është një ikonë e padiskutueshme e skenës.

Ajo sjelle një dhuratë për shqiptarët në këtë 100-vjetor, albumin "Për ty atdhe". Duke qene me origjinë nga Kosova, ndërkohë që edhe bashkëshorti i saj është gjithashtu nga këto vise. sjell nje dedikim për Kosovën.

"Ky disk ka një moment shumë të bukur gjatë krijimit. Ishim në fazën përfundimtare të incizimit të diskut dhe gjatë një darke me miq nga Kosova, duke i folur me shumë pasion për seancat e regjistrimit, ata na pyetën: 'A keni bërë ndonjë këngë për Kosovën?'. Ne u gjendëm vërtet keq. Ishte Bujar Llapaj, Genci dhe unë. Thamë 'jo'. Ata na treguan për një këngë shumë të bukur, "Unë, biri yt Kosovë", e shkruar në fakt nga Feim Ibrahimi, por me një poezi të jashtëzakonshme të Ali Podrimjes. Në atë moment ne u pamë në sy dhe thamë: Do ta kthejmë natën ditë dhe këtë këngë do ta realizojmë,'' ka rrefyer ajo per mediat shqiptare.

"Ishte fizikisht e parealizueshme në fakt, sepse orkestrimi do kohën e vet për t'u bërë, sidomos për një orkestër simfonike. I thashë Gencit që ne do ta bëjmë dhe kështu dërguam menjëherë një email në Shqipëri. Si përgjigje e këtij emaili na u dërgua vija melodike nga vajza e të madhit Feim Ibrahimi dhe Genci ka ndenjur gjithë natën për ta orkestruar këtë këngë. Mbaronte një faqe dhe ia dërgonte Bujarit në dhomën tjetër, ai e fuste në kompjuter, skanonte gjithçka dhe kështu faqet ndërroheshin. Ndërsa mua më lanë që të flija disa orë, por gjithë natën dëgjoja pianon e Gencit dhe ndonëse nuk kisha kohë ta mësoja këngën për të nesërmen, unë e mësova gjatë gjumit. Në orën 10 të mëngjesit orkestrantët e kishin partiturën përpara dhe ne kishim kohë të bënim vetëm një dubël të kësaj kënge, sepse në orën dy na nisej avioni dhe kështu bëmë vetëm një dubël'', ka shtuar Mula, duke theksuar se kjo këngë mbylli në një farë mënyre diskun dhe është një nga këngët më të bukura të këtij albumi./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›