E Diel, 1 Nëntor 2026

Dedja Buxheti per Gjykaten Kushtetuese me i vogel se vjet

Intervista Flet kreu i ri Takimi me Berishen Mund te takoj edhe Ramen

Kreu i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja deklaroi se buxheti i caktuar nga qeveria per institucionet e pavarura eshte me i vogel se nje vit me pare. Duke folur ne nje interviste per Shqip kreu i institucionit qe interpreton ligjin themeltar te shtetit flet per ligjin Antimafia ceshtjen e kutive te votimit dhe pamjaftueshmerine e buxhetit 2011 ne institucionin qe ai drejton. Lidhur me buxhetin e ri kryetari i Gjykates Kushtetuese e konsideron si buxhet ne kushtet e nje krize te pergjithshme boterore. Kreu i Kushtetueses komenton takimin me Kryeministrin Berisha por ka lene hapur edhe nje takim mes tij dhe kryetarit te Bashkise se Tiranes.

Zoti kryetar ne komisionet parlamentare eshte duke u diskutuar buxheti i vitit 2011. Ju si kryetar i ri i ketij institucioni a jeni i kenaqur nga buxheti qe i eshte caktuar Gjykates Kushtetuese

Natyrisht qe buxheti i Gjykates Kushtetuese eshte pare ne teresi ne kuadrin e buxhetit te institucioneve shteterore. Eumlshte nje buxhet ne kushtet e nje krize te pergjithshme boterore eshte nje buxhet i sforcuar ne nje kohe kur institucionet kerkojne te kene gjithnje e me shume qe te jene efektive ne administrimin e tyre. Eumlshte nje buxhet i shtrenguar dhe ne shifra eshte me i ulet se ai i nje viti me pare. Natyrisht se ka vend per tu permiresuar dhe shpresojme qe ne diskutimet qe do behen ne Komisionin e Ekonomise dhe ne Parlament kjo shifer te ndryshoje.

Kemi nje periudhe kohe disamujore kur nga Gjykata Kushtetuese kane munguar vendimet e rendesishme pervec rastit te pronave.
Brenda ketij viti a do te kemi te shqyrtuar ndonje nga ceshtjet qe jane vendosur ne arkivin e kesaj gjykate dhe ende nuk kane marre nje zgjidhje

Gjykata Kushtetuese nuk ka vendim te rendesishem apo vendim te parendesishem. Te gjitha vendimet jane njelloj per nga rendesia e tyre. Por ju e shikoni me syrin tjeter qe dikush bene buje ne publik dhe dikush tjeter jo. Ndersa per Gjykaten Kushtetuese te gjitha vendimet jane njelloj dhe vendimmarrja nuk lidhet nga buja apo prezenca qe mund te kene ne publik. Per ato ceshtje qe ju i quani me buje apo kane bere ne opinionin publik njefare sensibilizimi eshte ne shqyrtim e siper ligji i ashtuquajtur Antimafia ose i quajtur ndryshe per sekuestrimin e pronave te rrjedhura nga aktivitetet kriminale. Ne po punojme per vendimmarrjen dhe besoj se shqyrtimi i tij te perfundoje brenda ketij viti duke marre edhe parasysh qe shqyrtimi i tij ka filluar qe prej muajit mars.

Si i ri ne detyre cilat jane marredheniet tuaja me anetaret e kushtetueses dhe me kreret e institucioneve te tjera si Presidenti apo Kryeministri

Marredheniet me koleget pervecse zyrtare jane edhe shoqerore dhe miqesore. Per fat te mire une i kam njohur te gjithe ata qe punojne sot ne Gjykate Kushtetuese si gjyqtare po ashtu edhe ata qe priten qe te vijne ne rast se do kalojne nga Parlamenti. Natyrisht se qenia e titullarit te institucionit ka edhe disa angazhime te tjera tej atyre te vendimmarrjes se gjyqtarit por duke pasur parasysh se gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese pretendohet se jane njerezit me te pergjegjshem te zgjedhur ne kete detyre natyrisht qe nga ana administrative ngelet shume pak per te kryer pune me ta pasi e dine shume mire detyren e tyre dhe e kryejne shume mire punen e tyre. Ndersa per sa u perket marredhenieve me kreret e institucioneve qendrore si Presidentin Kryeministrine Kryetaren e Kuvendit etj. jane marredhenie zyrtare institucionale. Per fat te mire apo te keq une nuk kam pasur njohje personale me asnjerin prej tyre por pozicionet e tyre me sollen ne kete vend qe jam sot. Jam i prirur te kem marredhenie te mira dhe bashkepunimi me te gjithe institucionet qendrore jo per marredhenie personale por per hir te institucionit.

Si e komentoni takimin me Kryeministrin Berisha...

Dua te sqaroj edhe njehere sepse shume here eshte perfolur takimi me Kryeministrin. Une pervecse kryej detyren e gjyqtarit kryej edhe detyren e kryetarit qe do te thote se i gjithe administrimi i ketij institucioni duhet te behet prej meje. Po kjo ka te beje me administrimin e tij ne raport me fondet qe i duhen gjykates ambientet struktura mbeshtetese te cilat i disponon qeveria dhe projekti behet prej saj dhe kalon me pas ne Parlament se keshtu eshte i ndertuar ligji. Per vete ligjin per Gjykaten Kushtetuese ajo funksionon me organizim te brendshem por miratohet nga Parlamenti por drejtperdrejt ne Parlament propozimi shkon nepermjet qeverise keshtu qe jam i detyruar te kem marredhenie institucionale. Ne qofte se kam takuar Kryeministrin shprehem se do te takoj cdo institucion tjeter apo cdo titullar i cili mund te ndikoje dhe sherbeje ne mbarevajtjen e punes se gjykates. Nese me nevojitet per te pasur nje miratim te nje akti ligjor ose mbeshtetje nga Bashkia e Tiranes une do shkoj te takoj edhe kreun e Bashkise se Tiranes. Nuk ka absolutisht asgje per tu nenkuptuar apo fshehur thjesht marredhenie institucionale.

Ju kemi pare qe menjehere sapo keni marre detyren keni filluar nje sere takimesh dypaleshe. Se fundmi ishit edhe ne Kosove. Donim te dinim se cilat jane sfidat e reja te Gjykates Kushtetuese

E kam perseritur edhe me pare qe nuk ka nje politike ne ndertimin e Gjykates Kushtetuese pasi politika eshte percaktuar nga ligji organik dhe Kushtetuta. Perderisa keto ligje jane ne fuqi dhe te pandryshuara ne jemi te detyruar ti respektojme ato deri ne piken e fundit. Ajo qe mund te behet ne te ardhmen ne Gjykaten Kushtetuese eshte persosmeria e gjerave d.m.th. ato qe jane bere mire te behen edhe me mire ato qe kane nevoje per permiresim te permiresohen. Per sa u perket takimeve dypaleshe qe kam pasur jam munduar te jene sa me intensive me rajonin sepse shkembimi i pervojave dhe praktikave sidomos edhe i rasteve te ngjashme por edhe ngjashmerise se legjislacioneve eshte shume i nevojshem per shkak te shkembimit te pervojave. Gjykata Kushtetuese ne vendimmarrjet e saj nuk bazohet vetem ne praktiken e brendshme por u referohet edhe praktikave te gjykatave analoge per rastet analoge p.sh. Gjykata e Strasburgut merr mendimin dhe keshillimin e Komisionit te Venecias. Perderisa jemi vend ballkanik dhe problemet po shkojne drejt unifikimit ne te gjithe rajonin dhe me gjere natyrisht qe shkembimi i eksperiencave ndikon ne punen tone plus qe ben edhe afirmimin e gjykates ne arenen nderkombetare.

Nje pyetje per nje ceshtje e cila ende nuk ka ardhur ne Gjykaten Kushtetuese. Behet fjale per kutite dhe rinumerimin e votave. Do ta marre Gjykata Kushtetuese nje vendim per ta cuar drejt Komisionit te Venecias nje ceshtje te tille

Dua te sqaroj se pari se Gjykata Kushtetuese nuk vihet kurre ne levizje me iniciativen e saj. Ose e thene ndryshe duhet te jete nje pale qe ta vendose ne levizje. Nese nje ceshtje e tille vjen ne Gjykate Kushtetuese eshte kjo gjykate qe duhet te cmoje nese eshte nje kerkese ne pershtatje dhe perputhje me ligjin per ta marre ne shqyrtim dhe nese e merr ne shqyrtim cilat do te jene hapat dhe procedurat ligjore ne zgjidhjen e saj. Une nuk mund te shprehem paraprakisht pasi do te ishte paragjykim dhe do te binte ne kundershtim me permbushjen e detyres sime.

Si i komentoni artikulimet e fundit te perdorura ne media ne adrese te Gjykates Kushtetuese

Media duhet te jete me e mirekuptuar ndaj vendimeve te Gjykates Kushtetuese per shkak te perplasjes se mentaliteteve dhe kontradikte qe ekziston nga menyra e zgjidhjes se anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe vendimmarrjen e saj. Gjykata Kushtetuese per shkak se shqyrton nje pjese te mire te konflikteve politike keqinterpretohet sepse nje vendim nuk mund ti kenaqe te dyja palet. Do te dua ti kerkoj medias te jete sa me transparente dhe me pak komentuese per vendimet e Gjykates Kushtetuese. Kur flet gjykata ligjet e tjera duhet te heshtin. Pra komentimi qe i behet me ose pa te drejte dhe duke anatemuar anetaret e Gjykates Kushtetuese si pro kesaj linje politike dhe kunder asaj i ve ata ne nje keqperdorim politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›