E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e kater femijeve nena kerkon demshperblim nga CEZ

Suzana Xheka pajton avokat per te ndeshkuar shkaktaret e erresires

CEZ nen akuze per marrjen e demshperblimit nga nena e kater femijeve qe vdiqen te asfiksuar naten e 11 nentorit ne Sukth te Durresit. Nje studio e njohur ligjore ne Tirane ka marre persiper te perfaqesoje 30-vjecaren Suzana Xheka ne te parin gjyq te ketij lloji qe pritet te zhvillohet se shpejti ne Shqiperi. Lajmin e ka bere te ditur per Top Media-n avokati Arben Kashahu perfaqesues i studios ligjore Prizem. Avokatet e kesaj studioje po pergatisin nje dokumentacion te plote per tu perballur ne sallen e gjyqit me kompanine ceke qe ka privatizuar Operatorin e Sistemit te Shperndarjes. Ishte mungesa e energjise elektrike qe i detyroi kater femijet e familjes Xheka te thyenin terrin e varferise se shtepise se tyre kasolle me ndezjen e qiriut. Lenia e tij ndezur coi ne djegien e televizorit dhe te mobilies ku ai ishte vendosur. Clirimi i gazrave nga djegia e tyre ka shkaktuar asfiksimin e Robertit Vilsonit Kasandres dhe Nertiles perkatesisht 12 10 8 dhe 6 vjec. Ngjarja tragjike preku thellesisht opinionin publik ne mbare vendin nderkohe qe ende nuk jane percaktuar pergjegjesit ligjore te kesaj fatkeqesie pergjegjesit morale duket se do te vihen perballe kerkeses per te shperblyer ne para demin e pakthyeshem qe i kane shkaktuar nje nene qe ishte larguar nga banesa per tu siguruar buken e gojes krijesave te veta. Avokati Arben Kashahu deklaroi nje dite me pare se do te kerkoje demshperblim nga CEZ Shperndarja per nenen fatkeqe dhe se studioja qe ai perfaqeson po pergatit dokumentacionin e nevojshem. Nje prej materialeve te dosjes mund te jete dhe deklarata zyrtare e Drejtorise se Policise se Qarkut Durres e cila percaktonte si shkak kryesor te ngjarjes mungesen e energjise elektrike. Nga veprimet paraprake hetimore mendohet se shkaku i vdekjes se ketyre shtetasve eshte asfiksia nga gazrat e shkaktuar nga nje zjarr i rene ne nje nga qoshet e dhomes ku ndodheshin femijet. Vatra e zjarrit paraprakisht mendohet te jete nje qiri i ndezur per ndricim si rezultat i mungeses se energjise elektrike. Ne momentin e ndodhjes se ngjarjes ne fjale ne banese nuk ndodhej asnje nga prinderit. Babai prej disa muajsh nuk jetonte me familjen per shkak te konflikteve familjare ndersa nena qe prej pasdites ndodhej ne pune thuhej ne deklaraten policore te dhene pak ore pas ngjarjes. Kjo gjithsesi konsiderohet e pershpejtuar nga organi i akuzes po do te jete nje deklarate e vlefshme per padine civile ndaj CEZ-it. Suzana Xheka 30-vjecarja qe humbi femijet e saj nuk do te mund ti kete perseri ne gjirin e saj dhe as ne ate shtepi te varfer ku mjerimi i ulur kembekryq regjistroi cmimin me te larte humbjen me te madhe per nje prind por ajo do te perballet me ata qe akuzon si pergjegjes te asaj qe i ndodhi. Vete ishte e detyruar te largohej per te siguruar parate aq te domosdoshme per te mbajtur frymen gjalle ne nje shoqeri konsumi. Pas humbjes Zana kerkon te behet e forte dhe te perballet. Ne krah te saj do te kete nje studio ligjore qe premton perfaqesim dinjitoz dhe kompensim te plote te se demtuares. Do te jete nje demshperblim shpirteror moral social pasi ate qe humbi nuk mund tia ktheje me askush. Femijet e saj nuk jane me. Jane larguar njehere e pergjithmone duke lene pas ate nenen qe u dha jeten nenen qe u la imazhin e pare dhe te fundit njerezor ne kete jete kaq te shkurter per ta. Te pakten ajo do te mund te vazhdoje me tutje pa u detyruar te rrezikoje me duke punuar naten duke u kthyer ne nje shtepi qe do te jete bosh kudo qofte ajo dhe per shume kohe te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›