E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresa Becaj Te replikojme me fort kur na kritikon politika

Deklarata Kryetarja e Gjykates se Larte drejtoi Konferenca Gjyqesore

Konferenca Gjyqesore Kombetare ku gjyqtaret nga e gjithe Shqiperia do te votojne per pese emrat e rinj si anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise nisi dje nen drejtimin e Kryetares se Gjykates se Larte Shpresa Becaj. Kreu i Gjykates Supreme theksoi se perzgjedhja per kandidatet te jete bazuar ne disa kushte themelore. Duke mos perjashtuar anen profesionale qe duhet te ishte e shkelqyer Becaj theksoi se kandidatet duhet te jene te paster nga ndikimet politike ne menyre qe te evitohen nderhyrjet nga jashte ne gjyqesor.

Zgjedhja duhet te plotesoje disa kritere gjyqtaret te jene te pavarur pa ndikime politike. Profesioniste dhe nga radhet tona kjo nuk mungon pasi kemi mundesi te zgjedhim kandidate profesioniste tha Becaj. Sipas saj gjyqtaret jane ata qe japin drejtesine dhe kjo e fundit garanton sigurine dhe paanshmerine ne marredheniet shoqerore. Qe gjyqtaret te jene te afte te realizojne kete mision duhet te jene te pavarur e te sigurt ne ushtrimin e detyres vijoi kreu i Gjykates se Larte qe edhe njehere ka perseritur faktin se pavaresia e gjyqtareve nuk eshte nje privilegj per interesa vetjake por per tu sherbyer te gjithe atyre qe kerkojne drejtesi. Per te arritur kete qellim eshte e rendesishme mirefunksionimi i Keshillit te Larte te Drejtesise ne interes te mbrojtjes se pavaresise se sistemit gjyqesor dhe cdo qytetari njekohesisht garantimit te efikasitetit dhe cilesise se drejtesise theksoi Becaj. Duke u kerkuar gjyqtareve qe vleresimi te jete i drejte Kryetarja e Gjykates se Larte tha se kjo vendimmarrje do te jete pergjegjesi e larte per kedo gjyqtar. Keshilli i Larte i Drejtesise ka detyren per te qeverisur gjyqesorin. Prezenca e shumices se anetareve gjyqtare ne perberje te KLD-se realizon lidhjen me korpusin gjyqesor dhe e ben gjykaten me te pavarur nga cdo pushtet tjeter. Nder kushtet qe kandidatet duhet te plotesojne ishte dhe ai i guximit. Gjyqtari duhet te triumfoje mbi cdo presion. Kurse sa i perket sistemit gjyqesor ne teresi Becaj theksoi se nuk kane munguar paqartesite dhe kritikat per Gjykaten e Larte. Gjyqesori eshte kritikuar ne qarqe politike ndaj dhe ne duhet te replikojme me fort. Ndaj le te jete kjo konference nje pike takimi e perputhjes se interesave tona nje dite ku ne tregojme se sensi yne i pergjegjesise eshte i larte si atehere kur japim vendime kur japim drejtesi edhe kur zgjedhim ata qe do te na perfaqesojne per te ruajtur dhe forcuar pavaresine e ketij pushteti te cilit i perkasim prestigjin dhe dinjitetin e tij perfundoi kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›