Defekt elektrik në kryeqytet, CEZ: Ja zonat pa energji

Një defekt elektrik ka lënë në errësirë të plotë një sërë zonash në kryeqytet. Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania CEZ, ku sipas njoftimit për shtyp janë pa energji elektrike rruga "Ali Demi", "Mihal Grameno", "Pjetër Budi", "Aleksandër Mojsiu", zona pranë ish-artistikes Migjeni, zona pranë gjykatës së apelit, rruga "Gani Domi", "Murat Toptani", "Sali Nivica", rruga "Zoja", "Curre", "Ismail Qemali" kulla EGT. Ndonëse nuk specifikohet defekti, kompania CEZ bën me dije se po punohet për riparimin e defektit.